KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtyhet më 2 shtator seanca për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës
Lajme

Shtyhet më 2 shtator seanca për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës

Kosova News
Kosova News 11:05 -23/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Është shtyrë për datën 2 shtator seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ndaj të akuzuarve që ishin deputetë në atë kohë, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Pal Lekaj.

Arsye e shtyrjes ishte mungesa e të akuzuarve Pal Lekaj e Donika Kadaj, por kjo e fundit erdhi me vonesë në sallën gjyqësore.

Fillimisht e pranishme në seancë ishte vetëm, Albulena Haxhiu, deputete e zgjedhur e legjislaturës së 9-të të Kuvendit dhe njëherësh ministre në detyrë e Drejtësisë.

Ministrja në detyrë, Haxhiu e ka quajtur procesin të padrejtë, meqë thotë se veprimet e tyre atë kohë ishin politike. 
“Bëhen pothuajse ndoshta 10 vite prej kur ne përballemi me një proces të padrejtë, por ja që rregullat e kërkojnë që ne jemi këtu ndonëse ne kemi seancë në orën 11:00, unë isha e pranishme. Por, në anën tjetër seanca u shty më 2 shtator. Është komplet e pakuptimtë edhe kjo zvarritje. Por, po ashtu ne akuzohemi për ‘mbajtje në pronësi’ thuajse çfarë krimi kemi bërë , ato kanë qenë veprime politike për të ndalur demarkacionin me Malin e Zi dhe po ashtu në shenjë kundërshtimi për ‘zajednicën’, por natyrisht që unë do të jem këtu derisa të përmbyllet ky proces”, tha Haxhiu para gazetarëve. 
E pyetur se nëse emërohet kryeparlamentare a do t’i duronte veprimet siç i kanë bërë ata kur ishin opozitë, Haxhiu tha se e ka thënë disa herë se nëse qeveria e tyre do të bënte veprime kundër shtetit të Kosovës, kundër qytetarëve, natyrisht që veprimet opozitare, sipas saj, janë të domosdoshme, përfshirë këtu edhe gazin lotsjellës. 
“Por, unë nuk  besoj asnjëherë që me qeverinë tonë, me kryeministrin Albin Kurti do të ketë marrëveshje të dëmshme për vendin prandaj edhe besoj që opozita s’do të ketë nevojë për masa e veprime të tilla”, tha Haxhiu pas shtyrjes së seancës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend vite më parë. 

Gjithashtu lexoni:

Policia në Gjakovë sekuestron 53 motoçikleta

Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë

Rikthehet në funksion Njësia B1 e Termocentralit Kosova B

Temperaturat deri në 35 gradë javën e ardhshme në Kosovë

Çka janë bombarduesit B-2 të cilët SHBA-ja i ka përdorur edhe në Kosovë

Kosova News 23/06/2025 23/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Policia në Gjakovë sekuestron 53 motoçikleta
15:06 -23/06/2025
Vushtrria përuron aparatin e mamografisë
14:33 -23/06/2025
Putin dënon sulmin ndaj Iranit, por nuk ofron mbështetje për aleatin kryesor
14:03 -23/06/2025
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje
13:40 -23/06/2025
Specialja rrëzon mocionin në rastin për administrim të drejtësisë
13:18 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?