KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtyhet afati për pranimin e ofertave për tenderin 12 milionësh të Komunës së Prishtinës
Ekonomi

Shtyhet afati për pranimin e ofertave për tenderin 12 milionësh të Komunës së Prishtinës

Kosova News
Kosova News 10:37 -29/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Prishtinës ka shtyrë afatin për pranimin e ofertave për tenderin “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës” edhe për 9 ditë të tjera.

Komuna e Prishtinës më datë 22 korrik të këtij viti ka hapur aktivitetin e prokurimit me emërtimin “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”, i cili e kap vlerën e 12 milion eurove.

Në dosjen e tenderit thuhet se qëllimi i këtij projekti është krijimi i hartës unike të planifikimit të kryeqytetit, krijimi i bazave te shënimeve, krijimi i bazës së sistemit gjeografik të informacionit, krijimi i rregulloreve dhe manualeve të nevojshme për funksionimin e pakove programore për përcjelljen e lejeve, ndërtimeve, mirëmbajtjeve, tatimit dhe shërbimeve komunale dhe krijimi i sistemit interaktiv online të komunikimit me qytetarët.

Në njoftimin e publikuar sot në sistemin elektornik të prokurimit publik thuhet se tekstit i cili duhet të modifikohet nga njoftimi fillestar ka të bëjë me afatin e fundit për pranim të tenderëve/aplikacioneve, në vend të datës 31.08.2022, data 09.09.2022.

- Reklamë -

Rreth këtij aktiviteti të prokurimit ka pasur reagime të shumta nga partitë politike opozitare në Komunën e Prishtinës si dhe nga shoqëria civile.

Në një konferencë për media të mbajtur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prishtinë asambleistët  Triera Kasumi Berisha dhe Gëzim Sveçla që kanë thënë se kjo kontratë është e dyshimtë, pasi është fushë e njëjtë profesionale me atë të kryetarit Rama, dhe se ky tender që Komunës Prishtinës i kushton sa 13 për qind e buxhetit të përgjithshëm vjetor në fushatë është përmendur sipërfaqësisht, ndërsa në Kuvend Komunal nuk është diskutuar fare.

Shemsi Jashari nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale duke u bazuar në profilin e kryetarit Rama dhe në biznesin e tij që ndërlidhet me këtë fushë ka shprehur dyshime rreth asaj se kush do të jetë fitues i këtij tenderi andaj sipas tij shpallja e një tenderi me këtë shumë do duhej të kishte nje transparencë më të madhe./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 29/08/2022 29/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?