KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtrenjtimi i rrymës për 15%, Rizvanolli: Kemi propozuar që kjo rritje të zbutet
Ekonomi

Shtrenjtimi i rrymës për 15%, Rizvanolli: Kemi propozuar që kjo rritje të zbutet

Kosova News
Kosova News 11:15 -02/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është përpjekur që ta heqë nga vetja përgjegjësinë për propozimin për rritje të çmimit të energjisë elektrike, në një intervistë të rrallë për media të martën.

Në një intervistë për RTK-në, me fillim të saj, Rizvanolli ZRRE-ja e theksoi se ZRRE-ja është “institucion i pavarur” dhe se ky institucion e ka propozuar rritjen.

“Siç e dini, ZRRE-ja si institucion i pavarur i ka publikuar raportet konsultative, më 14 mars dhe ka propozuar një rritje mesatare të çmimit rreth 15 për qind. E para: vendimi nuk është marrë për strukturën tarifore dhe e dyta: kjo rritje e propozuar nuk është përcaktuar ende sesi do të ndahet kjo rritje te bizneset apo të amvisëritë”, tha Rizvanolli të martën, transmeton Paparaci.

Në vazhdim, përfaqësuesja e qeverisë që erdhi në pushtet me premtime për zbritje të çmimit të rrymës, e pranoi se qeveria është pro shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Por, në një tjetër përpjekje dëshpëruese për t’u arsyetuar, tha se qeveria ka propozuar që rritja të zbutet.

Sipas Rizvanollit, qeveria i ka propozuar ZRRE-së që të mos preken amvisëritë që shpenzojnë deri në 800 kw/H.

“Ky është vendim i ZRRE-së, të cilët ata kanë thënë se do ta marrin brenda dy javësh në vijim, ndërsa ne si qeveri kemi propozuar që rritja të zbutet dhe për këtë kemi dhënë disa argumente. E dyta është që të mos preken nga rritja amvisëritë që konsumojnë nën 800 kW/h për muaj. E treta është që të shtohet numri i blloqeve të konsumit duke shtuar një ose më shumë breze të konsumit mbi këtë konsumin prej 800 Kw/h, të cilën e kemi aktualisht”, tha ajo

Rizvanolli tha se statistikat tregojnë se amvisëritë që konsumojnë mbi 1000 kilovat për orë, përbëjnë një numër të vogël të ekonomive familjare.

“Në nëntor të vitit 2024, vetëm 12 për qind e amvisërive kishin konsumuar mbi 1000 kW/h, mirëpo këto kishin konsumuar 39 për qind të konsumit të gjithëmbarshëm të familjeve”, sipas Rizvanollit.

ZRRE-ja pritet që të marrë vendim për shtrenjtimin e propozuar të energjisë elektrike, më 11 prill.

Aktivistë të shoqërisë civile kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Edhe opozita, e cila është e fokusuar aktualisht te veprimet politike paszgjedhore, e ka kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës.

Gjithashtu lexoni:

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Kosova News 02/04/2025 02/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?