KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtrenjtimi i energjisë kërcënon konkurrueshmërinë dhe punësimin në Kosovë
Ekonomi

Shtrenjtimi i energjisë kërcënon konkurrueshmërinë dhe punësimin në Kosovë

Kosova News
Kosova News 22:04 -25/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë sfida të mëdha për bizneset. Bizneset kosovare, veçanërisht ato prodhuese, do të përballen me rritje të konsiderueshme të kostove operative, për shkak të tarifave të reja të energjisë elektrike që hyjnë në fuqi më 1 maj.

Oda Ekonomike paralajmëron se kjo do të ndikojë negativisht në konkurueshmërinë e produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare, duke çuar në rritjen e çmimeve dhe mundësinë e mbylljes së disa bizneseve, raporton RTK.

Nga e enjtja e javës së ardhshme hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike që u miratuan nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Me shtrenjtimin e rrymës për 16.1% , bizneset, sidomos ato prodhuese, mund të përballen me rritje të kostove operative.

Nga Oda Ekonomike thonë se kjo do t’i detyrojë bizneset t’i rrisin çmimet, duke i bërë ato më pak konkurruese në treg.

“Produkti jonë që është në shumë tregje rajonale, por edhe në tregjet evropiane, do ta ketë sfiduese me qëndruar në sasinë e njëjtë ose me rrit sasinë, sepse në momentin që e rrit çmimin e produktit, bie kërkesa për produktin tonë, kosovar. Dhe çfarë do të ndodhë? Do ta kemi një tkurrje të prodhimit dhe do të vërshojë edhe më shumë importi. Këto janë ato shqetësimet tona”, tha Lulzim Rafuna, kryetari i Odës Ekonomike.

Rafuna thotë se bizneset mund të detyrohen t’i lirojnë punëtorët për t’i mbuluar shpenzimet shtesë, duke shkaktuar kështu edhe papunësi.

Njohës të ekonomisë thonë se kjo situatë mund të çojë edhe në mbylljen e disa bizneseve.

“Janë katër faktorë që ndërlidhen me njëri-tjetrin sa i përket tarifës. E para është rritja e kostos së konsumatorëve, pastaj biznesi sepse ka me i rrit shpenzimet operacionale gjatë punës së tij, inflacioni ka për të ndikuar shumë te konsumatori, dhe në fund një pjesë e madhe e kompanive, sidomos prodhuese, kanë për të ndikuar për t’i mbyllur aktivitetet e veta, sepse janë të papërballueshme kostot operacionale”, tha Lulzim Beqiri, ekonomist.

Tarifat e reja energjetike, që janë më të larta për 16.1% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Gjithashtu lexoni:

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Kurti në vizitë zyrtare në Austri

Kosova News 25/04/2025 25/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren
18:28 -08/06/2026
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore
17:12 -08/06/2026
Ishte heroi i përmbysjes ndaj Barcelonës, Origi tërhiqet nga futbolli
16:54 -08/06/2026
Rrugës për në Kosovë, Hysaj dhe Shehu “bëjnë” gara me makina
16:30 -08/06/2026
Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës
16:04 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?