KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtohen tre anëtarë të rinj të jashtëm në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në mesin e tyre edhe Mira Murati
Lajme

Shtohen tre anëtarë të rinj të jashtëm në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në mesin e tyre edhe Mira Murati

KosovaNewss
KosovaNewss 19:02 -22/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Asambleja e Akademisë së Shkencave ka miratuar sot pranimin si akademikë të jashtëm të saj të disa personaliteteve të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë.

Mes tyre është koreografi Angjelin Preljocaj, studiuesja e shkencave të informatikës Mira Murati dhe shkrimtarja Lea Ypi.

Angjelin Preljocaj është një nga personalitetet më të njohur në Botë në fushën e koreografisë bashkëkohore. Që prej mesit të viteve 1980 dominon skenën franceze, europiane e botërore me mjeshtërinë dhe origjinalitetin e artit të tij, si balerin e koreograf.

Karriera e tij artistike është cilësuar brilante. Është autor i dhjetëra pjesëve koreografike origjinale, që nga ato të miniaturës e deri tek veprat e mëdha koreografike, duke krijuar një shkollë më vete mjeshtërie, e njohur si “Preljocaj Ballet”

Ismail Kadare ka shkruar për Preljocajn: “Alfabeti i tij i gjallë njerëzor ka gjithë mrekullinë, po edhe përkohshmërinë që ka qenia njerëzore; ky alfabet bart gjithë thesarin e tij”.

Ermira (Mira) Murati është studiuese drejtuese ekzekutive në degëzimet më të reja të shkencave të informatikës; përgjegjëse në të mirënjohurën “Open Artificial Inteligence” që nga viti 2018.

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm si studiuese prej më shumë se shtatë vjetësh dhe u bë zyrtari kryesor i teknologjisë, duke udhëhequr punën në ChatGPT.

Është supervizore e përparimeve teknike dhe e drejtimit të projekteve shkencore parësore të “Open AI”, duke përfshirë zhvillimin e modeleve dhe mjeteve të avancuara të inteligjencës artificiale.

Me emrin e saj lidhen arritje nga më të rëndësishmet në zhvillimin e disa prej produkteve më të shquara të “Open AI”, duke përfshirë serinë e modeleve gjuhësore të “Transformerit të Paratrajnuar Gjenerues” (GPT).

Veprimtaria e saj përfshin shtyrjen e kufijve të mësimit të makinerive, ndërkohë që mbron përdorimin e përgjegjshëm e etik të teknologjive të AI. Është vleresuar nga autoritetet teknologjike për një aftësi të shkëlqyer të demonstruar për të mbledhur me sukses ekipe me ekspertizë teknike, mendjemprehtësi tregtare dhe gëzon një vlerësim të thellë për rëndësinë e misionit, duke ndihmuar në ndërtimin e disa prej teknologjive më emocionuese të AI, të papara ndonjëherë më parë.

Lea Ypi, e njohur dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht si studiuese e shkrimtare shqiptare; autore e tetë veprave studimore e letrare të mirënjohura, të botuara anglisht, gjermanisht, frëngjisht, hollandisht, spanjisht, italisht e kinezisht; dy prej tyre të botuara dhe në shqip.

Rekomandues të kandidaturës së saj janë akademikët Floresha Dado e Stefan Çapaliku, të cilët vlerësojnë se kandidatja është një personalitet me sukses të jashtëzakonshëm në shkallë ndërkombëtare, me prestigj të lartë, raportom euronewsal.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

Rrokulliset traktori në Ruboc, një person mbetet i vdekur

Kurti nderon Ukshin Hotin në 83-vjetorin e lindjes

Nagavci: Sulmet ndaj Dejona Mihalit nuk flasin për të, flasin për mentalitetin e atyre që ende nuk e pranojnë gruan si zë të barabartë në jetën publike

KosovaNewss 22/04/2024 22/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?