Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë të ditur se është drejt përfundimit një nga projektet më të mëdha infrastrukturore që ka parë ndonjëherë kjo komunë.
Aliu ka theksuar se punimet për ndërtimin e Entit Special po vazhdojnë me intensitet të lartë, duke e cilësuar këtë si një investim madhor që po realizohet sipas zotimeve të dhëna qytetarëve.
“Ky është tjetër investim madhor të cilin po e realizojmë ashtu siç kemi premtuar. Zotimet tona jo vetëm që po i bëjmë realitet, por ato edhe po i realizojmë me cilësi e standard të dalluar”, ka shkruar ai.
Sipas tij, ky projekt, për të cilin ka pasur shumë skepticizëm, po bëhet realitet si dëshmi e përkushtimit për të ofruar kushte dinjitoze për pacientët dhe personelin shëndetësor.
“Vazhdojmë me shumë punë, pa u ndalur asnjëherë për të gjithë qytetarët tanë”, ka përfunduar Aliu.
Investimi më i madh kapital në historinë e Shtimes po bëhet realitet ✅ Punimet për ndërtimin e Entit Special po…
Posted by Dr. Qemajl Aliu on Saturday, August 23, 2025


