KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtime: Dyshohet se buka u mbështoll me fletë që i ngjason fletëvotimit
Siguri

Shtime: Dyshohet se buka u mbështoll me fletë që i ngjason fletëvotimit

Kosova News
Kosova News 15:41 -09/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në qendrën e votimit “Naim Frashëri” në Shtime, dyshohet se dreka që ishte porositur për vëzhguesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëra prej tyre ishte mbështjellur me një fletë që i ngjason fletëvotimit, në të cilin është shënjuar në kolonat për katër kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Fleta që i ngjason fletëvotimit duket se është plotësuar tek numri 1,3, 48 dhe 73.

Drejtori i shkollës “Naim Frashëri” me numër 2201, njëherësh menaxher i qendrës së votimit, Rexhep Hasani tha se janë duke u përpjekur të gjejnë se kush e ka lënë.

“Para 5 minutave e kemi gjet. është gjet në ushqimin në këto keset. Jemi t`u përpjekë me kqyr kush e ka lonë . Tash do i kryej të gjitha obligimet për raportime më tutje”- tha ai, shkruan KALLXO.com.

Ndërsa, Rrahman Jakupi, kryetar i PDK-së në Shtime tha se nuk kanë “asgjë” dhe le ta trajtojnë Policia.

“Na nuk kemi informata deri me tani. Nuk më është raportu asgjë. Le ta trajtojnë Policia, deri tash nuk më ka raportu kurgjo”- tha Jakupi.

Në lidhje me këtë rast, Policia tha se “që është udhëzim, format A4, fletëvotimet janë A3”.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do mbyllen në ora 19:00.

Të dhënat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë për 1 milion e 970 mijë e 944 votues me të drejtë vote.

Në të gjithë territorin e vendit do të hapen 903 Qendra të Votimit, me gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime.

Në këto Zgjedhje të gjithë ata që do të votojnë me kusht kanë mundësi të votojnë vetëm në një Qendër Votimi, në një Komunë. Sipas KQZ-së do të jenë 38 Qendra Votimi me kusht, me gjithsej 58 vendvotime.

Ndërkaq numri i qytetarëve të cilët janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1280 kandidatë.

Procesi i votimit në Kosovë do të monitorohet nga një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, media vendore e ndërkombëtare dhe përfaqësues të trupave zgjedhore nga vendet e tjera.

Zgjedhjet e sivjetme parlamentare në Kosovë do të sjellin një risi sa i përket vëzhgimit të procesit të votimit, pasi që, për herë të parë, në qendra votimi do të ketë edhe kamera mbikëqyrëse.

KQZ -ja ka akredituar 1680 vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës, janë zgjedhjet e gjashta me radhë që do mbahen në Kosovë që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Gjithashtu lexoni:

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Kosova News 09/02/2025 09/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?