KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shteti i Serbisë e shpall në kërkim Faton Hajrizin
Rajon

Shteti i Serbisë e shpall në kërkim Faton Hajrizin

Kosova News
Kosova News 13:21 -19/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet në Serbi kanë thënë se janë duke e kërkuar intensivisht Faton Hajrizin, si të dyshuar për vrasjen e një polici serb atje të enjten dhe plagosjen e një tjetri. 

“U bëjmë thirrje qytetarëve që ta njoftojnë policinë menjëherë nëse e shohin personin ose kanë informacione për lëvizjet e tij”, ka thënë Ministria e Punëve të Brendshme. 

Ministria të premten e ka vënë si të dyshuar kryesor Faton Hajrizin, e jo vëllain e tij Artanin – i cili fillimisht u dyshua për vrasjen pasi dokumentet e tij u gjetën në vendngjarje. MPB-ja serbe kishte pohuar se autor mund të ishte edhe Faton Hajrizi pavarësisht dokumenteve të gjetura, por çështjen rreth kësaj e kishte lënë të hapur deri tash. 

Deri më tani janë arrestuar tre persona: Në Serbi i janë vënë prangat ngasësit të taksisë në të cilën ndodhej i dyshuari për vrasjen, e në Republikën Serbe të Bosnjës, ku dyshohet se është arratisur Hajrizi, dy të tjerëve që dyshohet se e kanë aranzhuar udhëtimin e tij për në një vend të tretë.

Faton Hajrizi, i cili për të nëntën herë është arratisur nga burgjet në Kosovë, gati gjatë gjithë pasluftës ka qenë në burg. Fillimisht ai është dënuar për vrasjen e një ushtari rus në Skënderaj, e më pas edhe për një numër tentim vrasjesh e grabitjesh të armatosura. Gjatë kohës prej që ndodhet në arrati, ka pasur disa paraqitje publike në rrjete sociale, gjatë të cilave ka akuzuar, por edhe përqeshur qeveritarët e tashëm.

Polici serb i plagosur: Sulmuesi fillimisht ka qenë i buzëqeshur, pas kontrollit janë dëgjuar të shtëna
Daçiq e konfirmon se dy persona u arrestuan lidhur me vrasjen e policit serb

Gjithashtu lexoni:

Plagoset me armë zjarri një person në Shtime

Pas deklaratave të Grenellit, presidentja Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë

Një shofer dënohet me 500 euro për tejkalim të shpejtësisë  

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Vlorë

Zyrtari i lartë i DASH-it njoftohet nga Komandanti i KFOR-it për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Kosova News 19/07/2024 19/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
65%
1 km/h
Mon
34 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
32 °C

Lajmet e Fundit

Chelsea fiton Kupën e Botës për Klube
23:17 -13/07/2025
Plagoset me armë zjarri një person në Shtime
22:18 -13/07/2025
Mungesa e ujit, ankohen fermerët në fshatrat e Gjakovës
21:45 -13/07/2025
Chelsea-PSG, publikohen formacionet e finales
20:43 -13/07/2025
Bajrami në takim me Hanrahanin: Një qeveri kalimtare do të mundësonte tejkalimin e bllokadës dhe kthimin e vendit në normalitet institucional
20:04 -13/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?