KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtatzëna italiane goditet shtatë herë me thikë dhe vdes, i dyshuari është nga Kosova
BotëSiguri

Shtatzëna italiane goditet shtatë herë me thikë dhe vdes, i dyshuari është nga Kosova

Kosova News
Kosova News 20:04 -19/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një grua 40-vjeçare shtatzënë, ka vdekur në shtëpinë e saj në Spineda di Riese Pio, afër Torinos në Itali, pasi mori të paktën shtatë goditje me thikë.

I dyshuari për këtë rast sipas mediave italiane është shtetasi kosovar, Bujar Fandaj.

“Bujar Fandaj, shtetas kosovar, u hodh mbi gruan dhe fillimisht e goditi me grushte në fytyrë dhe më pas e goditi të paktën shtatë herë me thikë. Sulmi ka qenë i shpejtë rrufe dhe goditjet me thikë ishin të drejtuara në gjoks. Më pas sulmuesi e la atë në një pellg gjaku në hyrje dhe iku”, shkruan portali Treviso Today.

Viktima kishte qenë e martuar dhe jetonte prej katër vitesh në shtëpinë ku ndodhi masakra së bashku me partnerin e saj, 28-vjeçarin Nicola Scapinello. Ajo ishte punëtore në një supermarket në rrethinë.

Fandaj është ende në arrati.Pas vrasjes, burri dyshohet se ka ikur me një furgon në pronësi të biznesit të familjes Scapinello. Zëvendësprokurori Michele Permunian mund ta akuzojë atë për vrasje me dashje, me rrethanë rënduese se i ka marrë jetën një gruaje shtatzënë.

Kryetari i bashkisë së Riese Pio X Matteo Guidolin ishte gjithashtu në vendngjarje pasdite.

“Ne të gjithë jemi në shok dhe personalisht jam i shokuar. Ajo që duhet të jetë periudha më e bukur e vitit është kthyer në një makth për komunitetin por mbi të gjitha për dy familjet. Në këtë moment shpreh afërsinë time dhe të gjithë vendit me familjen e viktimës. Dhe një mendim i veçantë shkon për djalin e vogël që humbi nënën e tij në rrethana kaq tragjike”.

Gjithashtu lexoni:

Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Kosova News 19/12/2023 19/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së
18:04 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?