Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.M., shoferit që katër vite më parë kishte shkaktuar aksident me katër viktima.
Gjykata e shpalli fajtor të pandehurin E.M dhe të njëjtin e gjykoi për veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës
(KPRK), për të cilën i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Të njëjtit i ndalohet marrja e lejes së re të vozitjes për kategorinë B1, B, M, L, dhe T, për periudhë kohore prej katër (4) vite, në të cilën koha e mbajtur në burg nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi.
I pandehuri E.M., akuzohet se më datë 6 qershor 2021, rreth orës 15:33, në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Koshare – Komuna Ferizaj, duke drejtuar automjetin e markës “Audi A8”, ngjyrë e zezë, me të arritur përballë firmës “L.S.”, nga pakujdesia e vetëdijshme shkel nenin 53 paragrafi 1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit kushteve të rrugës në vendbanim si dhe duke mos i respektuar rregullat dhe shenjat e komunikacionit, nuk ka mbajtur trajektoren e duhur të lëvizjes në shiritin e tij qarkullues dhe ka kaluar me automjet në shiritin qarkullues të kahjës së kundërt dhe me pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e tipit “Golf II”, në pjesën e përparme të anës së majtë e cila veturë ishte duke lëvizur nga drejtimi Shtime – Ferizaj, ku nga pasojat e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes ndërrojnë jetë në vendin e ngjarjes viktimat N.R., Xh.R., S.R.,
dhe një i mitur, ndërsa viktima I.R., ndërron jetë në QKUK në Prishtinë, derisa L.H., pasagjeri në “Audi A8” person lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri tjetër në “Audi A8” Y.H, person lëndime të lehta trupore si në ekspertizën mjeko ligjore.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.