Shtatë persona janë lënduar nga një aksident mes dy veturash në Vranidoll të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 13:15.
“Deri më tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura”, ka konfirmuar ai.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.


