KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Rajon

Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Kosova News
Kosova News 19:35 -09/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Nga 23 shkurti e deri mbrëmë në mesnatë, vetëm shtatë nga gjithsej 15 kandidatë arritën të mbledhin mbi 10 mijë nënshkrime që të mund të garojnë në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit.

Pasi në mesnatë skadoi afati, nga KSHZ njoftojnë se 10.000 nënshkrimet e nevojshme i kanë mbledhur Bujar Osmani nga BDI i cili ka marrë 11,085 nënshkrime, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN – 10,710 nënshkrime, Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM – 22.412 nënshkrime, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE – 28,086 nënshkrime, kandidati i partisë GROM Stevço Jakimovski – 11.290 nënshkrime, Maksim Dimitrievski, lideri i ZNAM– 11,605 nënshkrime dhe Biljana Vankovska Cvetkovska nga partia  “E MAJTA” 10,559 nënshkrime.

Të gjithë kandidatët e tjerë kanë më pak nënshkrime dhe atë, Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Bashkimi Demokratik Boshnjak ka 2778, Velo Markovski – 1634 nënshkrime, Gjorgi Manaskov 488, Zorica Cvetkovska 284, Gospodin Poposki 147, dhe Gose Ristov 6, ndërsa Dragan Nikollovski 8 nënshkrime. Sipas KSHZ-së, asnjë nënshkrim nuk ka arritur të marrë kandidatin Tome Nikolloski.

Mbledhja e nënshkrimeve është bërë në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 pushteteve lokale dhe para noterëve kompetentë.

Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, atëherë është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, nevojitet të mblidhen të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

Listat e kandidatëve për kryetar të shtetit, pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’ia dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 19 mars deri në mesnatë. /tvklan.mk/

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 09/03/2024 09/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?