KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqiptari në SHBA futet me armë në aeroplan, momenti kur arrestohet dhe i gjendet revolja – VIDEO
Botë

Shqiptari në SHBA futet me armë në aeroplan, momenti kur arrestohet dhe i gjendet revolja – VIDEO

Kosova News
Kosova News 13:55 -15/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kamerat e vendosura në uniformat e policisë amerikane shfaqin momentin kur pjesëtarët e policisë së Çikagos arrestuan një pasagjer të armatosur me një armë të mbushur në një aeroplan në aeroportin ndërkombëtar O’Hare – vetëm pak minuta para se të ngritej në ajër fluturakja, shkruan New York Post.

Besnik Ismajlaj, 53 vjeç, kaloi kontrollin e sigurisë me armën gjatë një ndërrimi turni në një pikë kontrolli sigurie të TSA muajin e kaluar, dhe hipi në fluturimin e tij me një pistoletë gjysmëautomatike Glock 9 mm në çantën.

Videoja e publikuar tregon Ismajlajn të ulur në klasin e parë kur autoritetet hipin dhe e shoqërojnë nga aeroplani, transmeton KosovaNews. .

Kur policët e pyetën nëse e dinte pse ishin atje, ai u tha: “Po, është në çantën time”, sipas një raporti policor të marrë nga CBS News.

“E harrova”, i thotë ai një polici pasi zbret nga aeroplanit dhe i vihen prangat.

Ai duket i qetë dhe bashkëpunues ndërsa policët kontrollojnë çantën e tij dhe gjejnë pistoletën.

Ismajlaj nga St. Charles, Ill, e kaloi pistoletën përmes pikës së kontrollit të sigurisë 2 në Terminalin 1 të O’Hare gjatë një ndërrimi turni të TSA-së më 15 prill.

Një agjent i TSA-së pranoi se e pa armën në makinën me rreze X, por Ismajlaj futi dorën brenda, mori çantën e tij dhe u nis për në fluturimin e tij përpara se ata ta konfiskonin, thanë zyrtarët e TSA-së.

Një udhëtar tjetër që priste në radhën e sigurisë, u dha gjithashtu policëve një përshkrim se si dukej pasagjeri me armë.

Sapo u nxor nga aeroplani dhe u arrestua, videoja tregon policët duke e futur atë në pjesën e pasme të një furgoni policie në pistë dhe duke e çuar në një dhomë pritjeje, ku ia lexuan të drejtat e tij.

Ismajlaj u akuzua për një kundërvajtje për mbajtjen e një arme zjarri të fshehur në aeroport. Ai do të paraqitet në gjykatë më 9 qershor./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Telekomi paralajmëron hapa ligjorë: Përmbaruesi privat po tërheq mjete përtej shumës së përcaktuar

Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit

Dosja e Prokurorisë ndaj drejtoreshës së çerdhes “Botanika” dhe administratores, dyshohen për përvetësim në detyrë

Kosova News 15/05/2025 15/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Do të duhej të votohej Haxhiu të shohin qytetarët se këta nuk janë për udhëheqje
19:48 -15/05/2025
Telekomi paralajmëron hapa ligjorë: Përmbaruesi privat po tërheq mjete përtej shumës së përcaktuar
19:45 -15/05/2025
Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim
19:28 -15/05/2025
Rama në takim me Costan: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në deri në vitin 2027
19:17 -15/05/2025
Kurti: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, shembull i suksesit në arsimin e lartë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës
18:52 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?