KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqiptarët renditen pas ukrainasve në 2023 për refuzimin e hyrjes në BE
Rajon

Shqiptarët renditen pas ukrainasve në 2023 për refuzimin e hyrjes në BE

Kosova News
Kosova News 16:43 -14/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqiptarët renditen të dytët pas ukrainasve në personat që u është refuzuar hyrja në Bashkimin Evropian në vitin 2023.

Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave, EUROSTAT, 13845 shqiptarë nuk u lejuan gjatë vitit të shkuar të hynin në vendet evropiane, ndërsa lista kryesohet nga ukrainasit me 18325 persona.

Më pas, në listën e shtetasve që u është refuzuar hyrja në Bashkimin Evropian, renditen moldavët me 9795 persona, rusët me 8255 persona dhe turqit me 7365 persona.

Sipas EUROSTAT, në total 118935 shtetasve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian iu refuzua hyrja në një nga kufijtë e jashtëm evropianë në vitin 2023 me një rënie prej 16.5%, krahasuar me vitin 2022.

Qytetarët e Shqipërisë renditen të parët me 4780 persona në listën e 20 vendeve kryesore të shtetësisë për sa i përket refuzimit të kalimit në vendet evropiane përmes kufijve ajrorë gjatë vitit 2023, pasuar nga shtetasit e Kolumbisë me 3315 persona dhe Gjeorgjisë me 2925 persona.

Ndërsa nga kufijtë tokësore 7860 shqiptarëve u është refuzuar hyrja, ndërkohë që në krye të listës janë ukrainasit me 16940 persona.

Shumicës së shtetasve shqiptarë u është refuzua hyrja në kufijtë tokësorë grekë dhe italianë, por edhe kroatë.

Gjatë vitit 2023 Greqia u ka refuzuar hyrjen e 4025 shqiptarëve, pasuar nga Italia e cila u ka refuzuar hyrjen 3380 shqiptarëve dhe Kroacia 1765 shqiptarëve.

Agjencia Evropiane e Statistikave sjell edhe të dhëna lidhur me shtetasit që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Evropian, ku shqiptarët janë të shumtë në numër në disa vende evropiane.

Sipas të dhënave të EUROSTAT, 33245 shtetas nga Shqipëria janë identifikuar me qëndrim të paligjshëm në 2023 në vendet evropiane nga 38300 që ishin identifikuar në vitin 2022.

Shtetasit shqiptarë udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian prej Dhjetorit të vitit 2010, por në rastet e zbulimit “si të paligjshëm” nga autoritetet e një vendi të Bashkimit Evropian, ata kanë shkelur afatin e qëndrimit tremujor në vendet e zonës “Shengen”, apo kanë kryer veprime jashtë programit të vizës për qëllime turistike.

Sipas raporteve për migrimin në vendet e Bashkimit Evropian, aktivitetet e personave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, të cilat përbëjnë shqetësim janë të lidhura kryesisht me punësimin, zënia e një pune apo vetëpunësimi, në një kohë kur kushtet e vizitave afatshkurtra nuk e lejojnë një gjë të tillë./VOA

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 14/05/2024 14/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë
18:13 -14/07/2026
Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë
18:08 -14/07/2026
Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu
18:02 -14/07/2026
Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë
17:54 -14/07/2026
Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?