KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria U21 mposhtet nga Zvicra
Sport

Shqipëria U21 mposhtet nga Zvicra

KosovaNewss
KosovaNewss 19:42 -26/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria U21 nuk mundi të rezistonte në Air Albania përballë moshatarëve të Zvicrës. Në ndeshjen e vlefshme për Grupin E të kualifikueseve për Euro 2025, kuqezinjtë u dorëzuan me shifrat 3-1.

Ndeshja nisi me vrull për të besuarit e trajnerit Alban Bushit, megjithatë ata që shënuan ishin miqtë me anë të një goditje dënimi në minutën e 28-të nga Surdez.

Simon Simoni provoi t’i ndryshonte udhë topit, por nuk mundi pavarësisht përpjekjeve maksimale. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa në fraksionin e dytë, kuqezinjtë reaguan dhe kërkuan me ngulm golin.

Për t’u theksuar një episod i minutës së 54, kur Pajaziti fitoi duelin e shpejtësisë me mbrojtësin kundërshtar duke shkuar i pari te topi.

Por, arbitri çuditërisht nuk e vlerësoi si një faull dhe vijoi normalisht lojën. Pesë minuta më vonë, Zvicra U21 shënoi edhe golin e dytë.

Në zhvillimet e një goditje këndi, Sanchez u gjend i lirë në zonë dhe ndëshkoi sërish Simonin. Zvicra U21 thelloi edhe më shumë diferencat teksa në të 76-tën helvetët shënuan edhe golin e tretë me Keller.

Në fund, Shqipëria shënoi me Shpendin, por që ky gol shërbeu sa për statistikë. Pas kësaj disfate, kuqezinjtë bien në vendin e katërt me 10 pikë ndërsa Zvicra ngjitet në krye me 14 pikë.

Gjithashtu lexoni:

Granit Xhaka reagon ndaj kritikave

Vedat Muriqi arrin në Stamboll

Fenerbahçe konfirmon rikthimin e Vedat Muriqit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë

Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League

KosovaNewss 26/03/2024 26/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?