KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria U-19, gati për miqësoret me Kosovën
Sport

Shqipëria U-19, gati për miqësoret me Kosovën

KosovaNewss
KosovaNewss 17:01 -13/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria e moshës deri në 19 vjeç, që drejtohet nga Ervin Bulku, prej ditësh ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore me Kosovën. Dy ndeshjet, të cilat më 14 qershor në orën 18:00 dhe më 16 qershor në ora 10:30, do të luhen në stadiumin “Kukësi Arena”. Bulku ka grumbulluar 26 futbollistë, atje ku 12 luajnë në kampionate të huaja, kurse 16 të tjerë vijnë nga kampionati shqiptar.

Maldini Kaçurri dhe Oresti Kasmollari për pritshmëritë e tyre për këto dy miqësore. Për Kaçurrin është kënaqësi ardhja në kombëtare, ndërsa premton se do të japi qind për qindëshin e tij.

“Jam shumë i kënaqur që kam marrë ftesën nga Kombëtarja U-19 për dy miqësoret me Kosovën. Do të jap maksimumin në këto dy ndeshje. Kemi nisur ndërkohë përgatitjet dhe po punojmë shumë për këto sfida, do të jemi plotësisht gati për të dhënë 100% ndaj Kosovës. Ndonëse miqësore, janë dy ndeshje të rëndësishme për ne dhe sigurisht që synojmë t’i fitojmë dhe më pas do të vazhdojmë punën për t’u rritur si grup”, thotë Maldini Kaçurri.

Oresti Kasmollari është shumë optimist për forcën e këtij grupi dhe premton se skuadra do të marrë rezultatet pozitive e do të përgatitet shumë mirë për kualifikueset e Europianit, që do të zhvillohen në muajin nëntor në Shqipëri

“Jam shumë i lumtur për këtë ftesën, nuk është hera e parë për mua që grumbullohem me ekipet Kombëtare të moshave. Kemi një grup shumë të mirë dhe cilësor, mendoj që do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë në këto miqësore. Atmosfera që kam gjetur këtu është shumë e mirë dhe stafi na ka pritur mirë, me trajnerin Ervin Bulku njihemi, pasi disa prej nesh kemi punuar me të te Kombëtarja U-17. Kam shumë besim te ky grup lojtarësh dhe besoj se do të marrim rezultate pozitive. Do të përgatitemi për kualifikueset e Europianit që luhen në tetor dhe jam i bindur se do të krijojmë një grup shumë të fortë. Ashtu si edhe çdo futbollist që është këtu, edhe unë synoj që në të ardhmen të arrijë një ditë të luaj me Kombëtaren A”, deklaroi Kasmollari 

Gjithashtu lexoni:

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt

Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike

Spanja dhe Belgjika nisin aventurën në Botëror, vëmendja te yjet e mëdhenj

Vdes futbollisti 24 vjeçar nga Gjakova

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos

KosovaNewss 13/06/2023 13/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?