KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria nis përgatitjet për Samitin e OKB-së “Transforming Education”
Arsim

Shqipëria nis përgatitjet për Samitin e OKB-së “Transforming Education”

Kosova News
Kosova News 17:51 -24/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria përgatitet të marrë pjesë në samitin e nivelit të lartë të “Transforming Education”, i cili është thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe që do të organizohet në Nju-Jork nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në shtator të këtij viti.

Ky samit mbahet për të treguar edhe një herë angazhimin në mbështetje të arsimit, si një e mirë e patjetërsueshme publike globale.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u takua me ambasadoren e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, me të cilën biseduan rreth përgatitjeve për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë samit.

Ministrja Kushi e konsideron këtë samit “një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë për të vënë arsimin në krye të agjendës sonë kombëtare”.  

Me angazhimin e të gjithë aktorëve të arsimit në botë samiti do të ndihmojë në mobilizimin e veprimeve, ambicieve, solidaritetit dhe zgjidhjeve të nevojshme për arritjen e Objektivit të Katërt për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG 4) që është Arsimi, si dhe për transformimin e arsimit deri në vitin 2030./ATSH/

Gjithashtu lexoni:

Nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore 2025

Certifikohet gjenerata e parë e nxënësve të Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në profilin floktari

Nesër nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore 2025 – testimi më 21 qershor

Skandal në Arsim – Shkolla private në Prishtinë refuzon regjistrimin e fëmijës me Sindromën Down

Fillon të mbahet testi “PISA 2025” në Shtime

TAGGED: arsimi, objektivat
Kosova News 24/06/2022 24/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
scattered clouds
10° _ 9°
82%
2 km/h
Thu
14 °C
Fri
17 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Manxhuka i LVV-së kritikon Odën Ekonomike: Po lobon për 1%-shin në kurriz të qytetarëve
23:54 -28/05/2025
Maqedonci: Mediat keqpërdoren një pjesë të vogël të intervistes sime për të devijuar vëmendjen nga Defender Europe 25
23:33 -28/05/2025
Nga Peja në Hollywood: Hakon Ademi, aktori që po ngjit majat e suksesit dhe po e përfaqëson Kosovën me krenari
23:04 -28/05/2025
Barduani dhe shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë
22:36 -28/05/2025
Gjendet shtetasi i huaj që ishte zhdukur në Malet e Sharrit, dërgohet për tretman mjekësor në Prizren
22:31 -28/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?