KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria në BE më 2030, Rama: Plotësisht e mundur!
Rajon

Shqipëria në BE më 2030, Rama: Plotësisht e mundur!

Kosova News
Kosova News 15:29 -27/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria ka të gjithë shanset për të plotësuar në kohë detyrat e kërkuara nga Bashkimi Europian, për t`u bërë pjesë e familjes së madhe brenda 2030-s, tha të mërkurën kryeministri Edi Rama.

Shefi i qeverisë foli në takimin e Komisionit të posaçëm parlamentar për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, shkruan RTSH-ja.

Ai shtoi se komisioni është bërë pa të drejtë shënjestër akuzash e insinuatash, megjithëse qëllimi i krijimit të tij ka qenë suksesi në negociatat me Brukselin. Në këtë rrugëtim, kuvendi do të marrë një rol prijës, u shpreh kryeministri.

“Ky Komision është një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin tonë në procesin e anëtarësimit dhe për suksesin tonë në negociata, sepse në Bashkimin Europian ne nuk shkojmë si Qeveria e Shqipërisë që i përfaqëson të gjithë, por si një front institucionesh që përfaqësojnë tre pushtete, që në marrëdhënie me njëri-tjetrin kanë hapësira, por edhe kufij. Koordinimi i gjithë këtij fronti dhe ecja në mënyrë uniforme e performancës së gjithë institucioneve mund të garantohet vetëm nëse Kuvendi bëhet një udhëkryq ku të gjitha forcat që ndërveprojnë në emër të shtetit, pikëtakohen, dhe nga ana tjetër të gjitha këto forca mund të japin llogari sepse mund t’u kërkohet llogari.

Ky është thelbi i procesit. Nëse në ecurinë e negociatave përparon qeveria dhe nuk përparon një iks institucion, agjenci apo strukturë që nuk është nën urdhrat e qeverisë, atëherë kush është autoriteti dhe cili është instrumenti që ky institucion të vendoset përpara përgjegjësisë publike dhe patriotike për të dhënë llogari. Askush dhe askund përveçse në Kuvendin e Shqipërisë mund t’i kërkohet një force tjetër”, deklaroi Rama.

Një nga detyrat që i është lënë qeverisë shqiptare për të plotësuar ambicien për BE-në është çështja e pronave. Kryeministri Rama vlerësoi progresin e arritur, por tha se shumë mbetet për të bërë.

“Për sa kohë pikëmbërritja jonë është ulja në tryezë me Bashkimin Europian faktikisht volumi i punës për t’u bërë është jo vetëm shumë më i madh, por edhe i panegociueshëm. Këto nuk janë negociata, por detyra shtëpie, sepse jemi ne që duam të hyjmë në shtëpinë e tyre dhe jo ata që të vijnë në shtëpinë tonë. Nëse ne i zbatojmë si duhet gjithë këto detyra ky shtet do të jetë përfundimisht një shtet me standardet e një vendi të Bashkimit Europian. Ne nuk do e marrim Shqipërinë ta çojmë në Bruksel, por Europën do ta fusim në Shqipëri, në të gjitha gjymtyrët e shtetit duke garantuar lirinë individuale, sundimin e ligjit dhe procesin demokratik në të gjitha aspektet.

Sot është plotësisht e mundur që të realizojmë ambicien për t’u anëtarësuar në BE edhe duke plotësuar të gjitha kriteret që lidhen me pronën, sepse sot kemi me vete bekimin e kohës falë teknologjisë (shën. inteligjencën artificiale). Nëse nuk do të kishim këtë bekim, të gjitha këto procese do të merrnin shumë më tepër kohë”, tha kreu i qeverisë.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 27/11/2024 27/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?