KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria mbledh Këshillin e Sigurimit në OKB, dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë
Rajon

Shqipëria mbledh Këshillin e Sigurimit në OKB, dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë

Kosova News
Kosova News 18:44 -09/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria si kryesuese e Këshillit të Sigurimit në OKB ka thirrur një mbledhje për të dënuar veprimet e fundit të Rusisë në Ukrainë, që cenojnë ligjin ndërkombëtar.

Mbledhja e drejtuar nga përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, dënoi veprimin e Rusisë për të mbajtur zgjedhje lokale në territoret e pushtuara në Ukrainë. Sipas Hoxhës, Rusia shpreson se zgjedhjet e rreme do të demonstrojnë kontrollin e saj mbi këto territore të pushtuara, por ato nuk janë gjë tjetër veçse një marifet propagandistik.

Përfaqësuesi i Shqipërisë gjithashtu kundërshtoi paralelen që ambasadori i Rusisë, Vasily Nebenza hoqi mes Kosovës dhe Ukrainës, duke thënë se në shtetin dardan shprehja e vullnetit të lirë u zëvendësua me një deklaratë pavarësie. Sipas tij edhe në rastin e zgjedhjeve në Ukrainë u zbatua ligji ndërkombëtar. Kjo solli reagimin e Shqipërisë

“Asgjë nuk mund të jetë më e pasaktë dhe larg të vërtetës se paralelja mes Kosovës dhe Ukrainës. Kosova nuk do të përdoret dhe nuk duhet të përdoret si një pistë apo kamuflazh për pushtimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Kosova u bë e pavarur pas luftës së përgjakshme dhe bisedimeve të gjata të paqes, në të cilat edhe Rusia ishte pjesëmarrëse. Gjykata ndërkombëtare tha se deklarata e pavarësisë ishte në linjë me ligjin ndërkombëtar. Në të njëjtën mënyrë do doja që Rusia të vepronte me ligjin ndërkombëtar, pasi gjykata ka nxjerrë një vendim që ndalon luftën e Rusisë. Kosova dhe Serbia është e rëndësishme të mos përfshihen në veprime agresive. Ato bisedojnë dhe janë të detyruar në një proces dialogu për të siguruar të ardhmen e tyre në paqe”, ka thënë Hoxha

Përfaqësuesi i SHBA në OKB duke mbështetur linjën e Shqipërisë bëri thirrje për të gjitha shtetet që të dënojnë shkeljen skandaloze të së drejtës ndërkombëtare nga Rusia, duke e quajtur mbajtjen e zgjedhjeve lokale, një njollë në historinë kolektive të OKB-së si një organ i themeluar për ruajtjen e paqes botërore dhe një sulm ndaj rendit ndërkombëtar.

Sipas tij nuk duhet t’i jepet legjitimitet Rusisë në këto veprime./TCh/

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 09/09/2023 09/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime
12:15 -15/07/2026
Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?