KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria fillon përgatitjet për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe
Sport

Shqipëria fillon përgatitjet për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe

Kosova News
Kosova News 18:09 -13/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht sot përgatitjet për dy ndeshjet ‘finale’ ndaj Moldavisë, më 17 nëntor e Ishujve Faroe më 20 nëntor.

Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Kuqezinjtë kanë punuar fillimisht në palestër, ndërsa më pas kanë dalë në fushën e lojës, aty ku kanë zhvilluar stërvitjen e parë zyrtare.

Departementi i Komunikimit në FSHF bëri me dije se në këtë seancë të parë, nën drejtimin e trajnerit Silvinjo janë stërvitur 8 lojtarë, nga 18 që kanë mbërritur tashmë në grumbullim. Pjesa tjetër e lojtarëve janë lënë pushim nga trajneri për shkak të impenjimit ditën e djeshme me klubet respektive në Europë. Në bashkëpunim me ekipin kombëtar U-21, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore të përbashkët.

Sakaq, Kristjan Asllani i është nënshtruar ditën e sotme kontrolleve mjekësore dhe ka rezultuar që nuk ka probleme fizike. Gjithsesi lojtari ka zhvilluar stërvitje të diferencuar dhe pritet t’i bashkohet ekipit nesër.

Mario Mitaj, Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Mirlind Daku dhe së fundmi Jon Mersinaj do të bashkohen gjatë mbrëmjes me ekipin kuqezi, me lojtarët që do të marrin pjesë rregullisht në seancën e radhës stërvitore që do të zhvillohet nesër.

Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri të enjten në mëngjes për t’u nisur më pas drejt Moldavisë, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore.

Ndeshja Moldavi – Shqipëri do të luhet në stadiumin ‘Zimbru’, Chisinau në Moldavi, duke nisur nga ora 18:00. Më pas, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Tiranës, ku më 20 nëntor do të presin Ishujt Faroe, me ndeshjen që do të luhet në ora 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’.

Gjithashtu lexoni:

Milani ofron 10 milionë euro për Xhakën, Leverkuseni kërkon më shumë

“Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

Zeniti konfirmon tërhiqjen nga gara për Mirlind Dakun: Kërkesa financiare, pengesa kryesore

Klubi i Serie A e ka prioritet transferimin e Milot Rashicës – detaje nga oferta e arritur te Besiktasi

Kundërshtari i Malishevës në Ligën e Konferencës: Gjithçka që duhet të dini për Vikingur Reykjavik

Kosova News 13/11/2023 13/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Trump thotë se ‘mund të’ ose ‘mund të mos’ e godasë Iranin
16:49 -18/06/2025
Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë
16:31 -18/06/2025
Shtrenjtimi i naftës në Kosovë, flet ministrja Hajdari
16:25 -18/06/2025
Lëshohet urdhërarrest vendor e ndërkombëtar ndaj kryeterroristit Radoiçiq
16:11 -18/06/2025
A do të ketë LVV kandidat për kryetar në komunën e Skenderajt?
16:02 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?