KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria dhe Serbia lidhin marrëveshje bashkëpunimi në fushën e letërsisë
Kulturë

Shqipëria dhe Serbia lidhin marrëveshje bashkëpunimi në fushën e letërsisë

Kosova News
Kosova News 23:04 -17/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e Shqipërisë dhe Shoqata e Shkrimtarëve e Serbisë kanë nënshkruar të premten marrëveshje bashkëpunimi e cila, siç ka njoftuar ky institucion, në fokus ka ”shkëmbimin e të dhënave në fushën e letërsisë dhe kulturës, përkthimin dhe botimin e veprave letrare në të dyja gjuhët, festimin e përvjetorëve të rëndësishëm në historinë e letërsisë së të dyja vendeve”. 

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, Milosh Jankoviq dhe drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli.

“Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë do të nxisin përkthimin dhe botimin e veprave letrare në të dyja gjuhët”, shkruhet në komunikatën e shpërndarë edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd. Po aty shkruhet se “të dyja palët do të ndërmjetësojnë për t’u lidhur me shtëpitë botuese, revistat letrare dhe profesionale dhe organizata të tjera eksperte nga fusha e letërsisë dhe asaj të kulturës”. Në marrëveshje shkruhet se palët gjithashtu marrin përsipër të punojnë aktivisht “për shtrirjen e bashkëpunimit kulturor në të gjitha fushat, projektet, ekspozitat dhe vizitat e delegacioneve të mundshme e të tjera”. 

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, ka pasur edhe një dhuratë për Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit: një fjalor dygjuhësh shqip-serbisht të hartuar në vitin 1935 nga Luk Lukaj, “një personalitet shqiptar, të cilin e lidhte me Serbinë dashuria për një grua”.

“Fjalori përmban fjalë të vjetra shqipe që datojnë nga viti 1935, ku dallohen fjalë shqipe si: farëshkrim, baltovicë, çpërthye, çpesh, gumsoj, e të tjera”, shkruhet në njoftim.

Sipas Marrëveshjes së nënshkruar nga kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, Milosh Jankoviq dhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, palët ndër të tjera, dakordohen të nxisin përkthimin dhe botimin e veprave letrare në të dyja gjuhët

Shoqata e Shkrimtarëve e Serbisë deri më tash nuk ka njoftuar për këtë marrëveshje të nënshkruar në Shqipëri. Institucioni i themeluar më 1905, jo rrallë është shquar edhe për propagandë ndaj Kosovës e shqiptarëve.

“Ka luajtur rolin e zëdhënësit të propagandës destruktive pas demonstratave në Kosovë të vitit 1981, e tutje. Nën ndikimin e ‘babait të kombit’ serb, Dobrica Qosiqit, ajo Shoqatë, si dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë, në bashkëveprim me Kishën Ortodokse Serbe, në koordinim me partitë dhe grupacionet e ndryshme ultranacionaliste, duke keqpërdorur mitet dhe historinë nacionale serbe, stigmatizuan shqiptarët, kroatët dhe myslimanët si armiq të përbetuar të kombit serb, arsyetuan dhunën, luftën dhe krimet kundër ‘armikut’”, kishte shkruar publicisti Adil Fetahu në një shkrim të gjatë ku analizon rolin e këtij institucioni.

Gjithashtu lexoni:

Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare

Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”

Nata e dytë e Beerfest Kosova 2025 pritet të ndez atmosferën në Prishtinë

Nesër mbahet koncerti i Shkodrës Elektronike në Prishtinë, shënohet hapja e festivalit FemArt

Zëri i kulturës kosovare dëgjohet në botë, kori “Siparantum” renditet në Top-20 koret më të mirë të botës

Kosova News 17/05/2024 17/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

FSK-ja zhvillon stërvitje të përbashkët me ushtarët e Iowas
15:18 -18/06/2025
Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit
14:46 -18/06/2025
Prizren: Arrestohet edhe një person lidhur me aksionin kundër degradimit të mjedisit
14:28 -18/06/2025
Gruaja goditet nga vetura në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, dërgohet në spital
14:05 -18/06/2025
Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë
13:42 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?