KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëri: Arrestohen disa shqiptarë dhe ukrainas, në një operacion antidrogë
Rajon

Shqipëri: Arrestohen disa shqiptarë dhe ukrainas, në një operacion antidrogë

KosovaNewss
KosovaNewss 14:26 -16/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia në Shqipëri tha të mërkurën se i ka arrestuar gjashtë persona, përfshirë dy ukrainas, si dhe i ka konfiskuar disa kilogramë kanabis dhe armë, në një operacion ndërkombëtar antidrogë në Detin Adriatik.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, tha më 16 gusht se trafikantët do të shkëmbenin në det kanabis sativa me lëndë të tjera narkotike.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-punonjës i Policisë së Shtetit.

“Trafikantët i vunë flakën një veliere ku ndodhej drogë dhe pajisje të tjera, sapo pikasën policinë dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë”, tha Policia.

“Gjatë operacionit janë sekuestruar: dy armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”; 200 fishekë pistolete model 54; një automjet tip “Audi”; 4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike; 45.000 euro, 250.000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2.000 lira, 25 celularë; sasia 23 kg kanabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur; 1 mjet lundrues tip gomone”, njoftoi policia.

Policia tha se operacioni nisi në orën 22:00 të mbrëmjes së 14 gushtit dhe u përmbyll pasditen e djeshme në orën 18:00, shkruan REL.

Policia sqaroi se aksioni nisi pas njoftimit se “një skaf u nis me shpejtësi nga Laguna e Patokut në Kurbin me drejtim jug-perëndimin”.

“Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, oficerët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike”, tha Bizhga.

Operacioni i koduar “Flakët e detit” i kryer nga Policia e Shtetit, është koordinuar dhe mbështetur nga Guardia di Finanza, Interforca italiane në Shqipëri dhe Frontex.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

KosovaNewss 16/08/2023 16/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?