KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Shpresuam më shumë”, Lajçak lëshon deklaratë pas vizitave në Kosovë e Serbi
Politikë

“Shpresuam më shumë”, Lajçak lëshon deklaratë pas vizitave në Kosovë e Serbi

Kosova News
Kosova News 08:31 -12/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje në lidhje me vizitat e tij gjatë javës së kaluar, në Kosovë dhe Serbi, ku së bashku me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takuan krerët e institucioneve të dy shteteve.

Përmes një postimi në Facebook, Lajçak, ritheksoi nevojën për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

“Pas disa ditësh në rrugë jam kthyer në Brukselin me diell. Këtë javë, vizitova Prishtinën dhe Beogradin së bashku me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së dhe të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar. Udhëtuam në rajon me qëllim që të adresojmë situatën e tensionuar në veri të Kosovës të cilën e kemi parë të gjithë gjatë javës së fundit dhe të eksplorojmë potencialin për një zgjidhje politike”, ka shkruar Lajçak.

Ai bëri të ditur se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Vjosa Osmanin bisedimet ishin të gjata dhe se ua ka përcjellur atyre shqetësimet e BE-së.

“Në Kosovë u takuam me lidershipin më të lartë duke përfshirë presidentin Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Bislimi. Diskutimi ynë ishte i gjatë. Ne përcollëm shqetësimet tona për situatën në veri dhe theksuam nevojën për deeskalim të menjëhershëm. Ne ripërsëritëm atë që BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar nga palët të bëjnë kur bëjnë thirrje për një zgjidhje politike: deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim”, ka thënë ai.

Tutje Lajcak tha se bashkë me Escobarin, kanë shpresuar për rezultate më të mira, por një gjë e tillë sipas tij nuk ndodhi.

“DAS Escobar dhe unë kemi shpresuar për më shumë si rezultat i misionit tonë, por fatkeqësisht, pavarësisht disa sinjaleve pozitive, tensionet janë ende të larta. Kështu, pas një ndalese të shkurtër në Takimin Vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Stokholm, ku pata rastin të bisedoj me një numër njerëzish nga Evropa dhe SHBA, tani jam kthyer në Bruksel për të informuar BE-në dhe Shtetet Anëtare mbi gjetjet e mia dhe hapat e ardhshëm”, ka thënë ai.

Emisarët special, u takuan edhe me opozitën në Kosovës si dhe me Listën Serbe, me të cilët po ashtu diskutuan për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Emisari Escobar: Më duhet ta bëj të qartë, Albin Kurti është partneri ynë, edhe pse ndonjëherë është i vështirë
Kryeministri Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Të intensifikohet dialogu për zbatim të marrëveshjeve

Gjithashtu lexoni:

Sot konstituohet Kuvendi, deputetët e legjislaturës së XI-të mblidhen për herë të parë

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Kosova News 12/06/2023 12/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Temperaturat e larta, edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
09:11 -06/08/2026
Vërmicë: Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara
08:57 -06/08/2026
Sot konstituohet Kuvendi, deputetët e legjislaturës së XI-të mblidhen për herë të parë
08:38 -06/08/2026
Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?