KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpërthimi në Kçiq, Uka: Dy paciente janë të varura nga aparatura
Shëndetësi

Shpërthimi në Kçiq, Uka: Dy paciente janë të varura nga aparatura

Kosova News
Kosova News 14:45 -16/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy nga të lënduarat nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq që po vazhdojnë trajtimin në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të varura nga aparatura mjekësore, ndërkaq një paciente tjetër është me vetëdije, ndonëse lëndimet janë serioze.

Kështu bënë të ditur, Shaqir Uka, shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, i cila tha se gjendja e tyre është stabile, por që nuk përjashton rrezikun për jetë, meqë sipas tij lëndimet janë serioze.

Uka potencon se të tre pacientët janë të gjinisë femërore, dhe se mosha e tyre është 12 vjeç, 56 dhe 58 vjeç. Ai thekson se pacientët kërkojnë trajtim të gjatë dhe intensiv.

“Për momentin në mjekimin intensiv qendror janë duke marrë trajtimin mjekësor tre nga të lënduarit e shpërthimit të bombolës në regjionin e Mitrovicës. Gjendja e përgjithshme e tyre për momentin paraqitet të jetë stabile, pavarësisht që lëndimet janë mjaftë serioze…Janë plagë të cilat janë fituar me rastin e djegies nga flakët, në regjionin e fytyrës një pacient, një paciente tjetër në regjionin e fytyrës dhe të ekstremiteteve, dhe një paciente tjetër në regjionin e fytyrës dhe në regjionin e dy shuplakave të duarve.

Mosha varion, një paciente e kemi 12-vjeçare, një paciente tjetër 56-vjeçare dhe një tjetër 58-vjeçare…Nuk mundemi me thënë që gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë, lëndimet janë mjaftë serioze dhe kërkojnë trajtim të gjatë dhe intensiv. Dy nga to paraqiten të fjetura me barna dhe të varura nga aparatura mjekësore. Kurse, një paciente tjetër fatmirësisht është me frymëmarrje të vetën dhe është e vetëdijshme, por lëndimet janë serioze”, thotë Uka, raporton KP.

Ndërkaq, përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress, drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Violeta Zatriqi thotë se gjendja e gjashtë pacientëve të shtrirë në këtë klinikë është stabile.

Zatriqi tregon se dy nga të hospitalizuarit që ishin shtetas të Gjermanisë, u transferuan atje për të vazhduar mjekimin.

“Gjendja e pacienteve të shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë stabile janë gjashtë pacientë të hospitalizuar dy shtetas që ishin të Gjermanisë u transferuan atje ku jetojnë. Vazhdon trajtimi i tyre nesër në sallën operative”, shkruan Zatriqi.

Të shtunën, Policia e Kosovës njoftoi se 14 persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin në Kçiq të Madh të Mitrovicës së Jugut. 

Ministri Faton Peci viziton anëtarët e familjes që u lënduan nga incidenti me bombolën e gazit në Kçiq të Mitrovicës
10-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës sot niset për trajtim në Suedi

Gjithashtu lexoni:

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Problemet me përcaktimin e çmimeve të produkteve farmaceutike, reagon Shoqata

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Kosova News 16/01/2024 16/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?