Është arrestuar një person në Mitrovicë për ngacmim seksual.
Policia ka thënë se ai ka shpërndarë video në rrjete sociale të një personi tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është identifikuar se ka shpërndarë një video në rrjete sociale kundër viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.


