KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpenzime enorme nga “Termokos”, mbi 38 mijë euro ua “nxen xhepin” 4 portaleve për “marketing” brenda një viti  
Lajme

Shpenzime enorme nga “Termokos”, mbi 38 mijë euro ua “nxen xhepin” 4 portaleve për “marketing” brenda një viti  

Jeton Sopa
Jeton Sopa 13:28 -20/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërmarrja publike “Termokos”, e vetmja kompani e ngrohjes qendrore në Prishtinë që mbulon rreth 30 për qind të kryeqytetit,është duke  shpenzuar dhjetëra mijëra euro për kontrata marketingu me disa portale online.

Termokosi që nga shtatori i vitit 2022 deri në shtator 2025 ishte udhëhequr nga kryeshefi  Fisnik Osmani, ish-asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), parti që udhëheq edhe me Komunën e Prishtinës. Në këtë pozitë ish asamblisti i LDK-së Fisnik Osmani sipas një artikulli të publikuar në kallxo.com ishte zgjedhur kundërligjshëm duke qenë se mbante pozitë politike.

KosovaNews nëpërmjet ligjit për qasje në dokumentet publike ka kërkuar kontratat të cilat janë bërë në emër të marketingut gjatë periudhës sa e ka udhëhequr këtë ndërmarrje Fisnik Osmani, kontrata këto që janë të nënshkruara nga ky i fundit.

Sipas dokumenteve që kemi pranuar nga Termokos, katër portale – Periskopi, Paparaci, FrontOnline dhe Telegrami Sot – nga 1 nëntori 2024 deri më 1 nëntor 2025 kanë përfituar nga 800 euro në muaj secili, përmes kontratave të rregullta në emër të “marketingut”. Pagesat janë realizuar për një periudhë 1 vjeçare (2024-2025), duke e çuar shumën totale të shpenzuar në 38 mijë e 400 euro në vit për vetëm këto 4 portale.

Ky fakt ka shtuar dyshimet për keqpërdorim  të ndërmarrjes publike dhe përdorim të mjeteve publike për menaxhim të imazhit medial, veçanërisht në një kohë kur kryeqyteti ka qenë objekt i kritikave të shumta publike të cilat padyshim se kanë munguar në këto portale.

Siapas të dhënave të ARBK-së portali “Periskopi” është në pronësi të gazetarit Ilir Mirena i cili dikur ka qenë ish-zv.ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifkimit Hapësinor njëherit edhe ish kryetar i degës së PDK-së në Obiliq.

“Paparaci”  është në pronësi të gazetarit Vehbi Kajtazi, FrontOnline është në pronësi të gazetarëve Enis Veliu dhe Lavdim Hamiti ndërsa Telegrami Sot i përket gazetarit Florent Zeqaj.

Shpenzime marketingu nga një ndërmarrje pa konkurrencë

Këto shpenzime janë krejtësisht të panevojshme, duke marrë parasysh se Termokosi është ndërmarrje publike me monopol në tregun e ngrohjes qendrore në Prishtinë dhe nuk operon në kushte konkurrence që do ta arsyetonin nevojën për marketing komercial.

Në dokumentet e siguruara nuk saktësohet se çfarë fushatash konkrete marketingu janë realizuar, sa shpesh janë publikuar përmbajtjet dhe çfarë efekti kanë pasur ato në informimin e qytetarëve. Po ashtu, mbetet e paqartë pse janë përzgjedhur pikërisht këto katër portale që në fakt nuk janë portale me audiencë të madhe e për më tepër portali “Telegrami Sot” me pronar Florent Zeqaj nuk njihet fare në opinion publik.



Por sipas burimeve të KosovaNews brenda ndërmarrjes publike “Termokos”, në bazë të ligjit për qasje në dokumentet publike kjo ndërmarrje  nuk i ka dërguar të gjitha kontratat që ka pasur në tri vitet e fundit me portale online për të cilën ka bërë kërkesë portali KosovaNeës. Ne kemi konfirmuar edhe në të paktën dy portale të tjera se kjo ndërmarrje ju ka dhënë nga 800 euro në muaj për marketing por që mungojnë në dokumentet që kemi pranuar nga Termokos.

Mungesë indikatorësh dhe transparence

Në kontratat e marketingut nuk përfshihen indikatorë të matshëm për efektin e shpenzimeve, si numri i leximeve, shtrirja e audiencës apo ndikimi informues. Kjo e bën të pamundur vlerësimin nëse këto kontrata kanë qenë në interes të publikut apo thjesht shpenzime sa për tua “nxe xhepin” e “mbyllë gojën” pronarëve të këtyre portaleve.

Portale me mungesë raportimi kritik për kryeqytetin

Një analizë e përmbajtjes së publikuar nga këto media online tregon mungesë të raportimeve kritike jo vetëm ndaj Termokosit por edhe kryeqytetit, Prishtinës, që udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës , veçanërisht në periudha kur qytetarët janë përballur me keqqeverisjen 4 vjeçare të Përparim Ramës. Në këtë kontekst, kontratat e vazhdueshme të marketingut me media të ndyshme ngrejnë dyshime se këto pagesa kanë ndikuar në qasjen editoriale të mediave përfituese.

KosovaNews në hulumtimin e radhës do të publikoj edhe kontrata të tjera që janë bërë me biznese e televizione në emër të marketingut që kapin shifra në mbi 100 mijë euro në tri vitet e fundit…

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

Jeton Sopa 20/12/2025 20/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?