Policia e Kosovës i ka shpallur rezultatet e kandidatëve që kanë arritur në testime dhe intervistë për pranim si pjesëtar i ri i policisë.
Rezultatet janë nga intervista e mbajtur nga data 14.08.2023 deri me datën 16.08.2023 për zyrtarë policorë sipas konkursit të shpallur nga data 18.04.2023 deri me datën 30.05.2023
Në një njoftim thuhet se kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen.
Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit përzgjedhës në afatin prej (5) ditëve kalendarike, nga data e publikimit të rezultateve.
Ndërkaq për fazën e testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësor kandidatët do të njoftoheni me kohë përmes publikimit të listave në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në tabelat e shpalljeve nëpër Drejtoritë Rajonale dhe Stacionet Policore përkatëse.
Për më shumë shihni listën:


