Çmimin Nobel për Ekonomi sivjet e kanë fituar amerikano-izraeliti Joel Mokyr, Philippe Aghion nga Franca dhe Peter Howitt nga Kanadaja për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen e qëndrueshme ekonomike.
produkt i ri dhe më i mirë hyn në treg, kompanitë që shesin produkte të vjetra humbasin”.
“S’mund të gjej fjalë që të përshkruaj se si ndihem”, tha Aghion për gazetarët përmes telefonit pasi u bë publik lajmi për çmimin.
Çmimi për Ekonomi është i vetmi që nuk është pjesë e pesë çmimeve origjinale të krijuara në bazë të testamentit të shkencëtarit suedez, Afred Nobel, i cili vdiq më 1896.
Ky çmim u krijua më 1968 përmes një donacioni nga Banka Qendrore suedeze. Por, edhe sikurse çmimet për Kimi dhe Fizikë, Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave zgjedh fituesit dhe ndjek të njëjtin proces për përzgjedhje.
Çmimi në ekonomi mbyll ndarjen e çmimeve të Nobelit për këtë vit, kur u nderuan shkencëtarët për punën e tyre për sistemin imunitar të njeriut, për aplikimet praktike të mekanikës kuantike dhe zhvillimin e formave të reja të arkitekturës molekulare.
Nobeli për Letërsi iu nda shkrimtarit hungarez Laszlo Krasznahorkai, veprat e të cilit eksplorojnë temat e distopisë post-moderne dhe melankolisë.
Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, mori Çmimin Nobel për Paqe.
Fituesit e Çmimit Nobel për Ekonomi marrin një diplomë, një medalje prej ari dhe një çek prej ari dhe një çek prej 1.2 milion dollarësh./REL/


