Një 56-vjeçar ka vdekur dje pasi është goditur për vdekje nga një kamion në fshatin Stanovc të Komunës së Vushtrrisë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Fsh. Stanovc, Vushtrri 05.01.2024 – 16:43. Një mashkull kosovar (këmbësor) ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një automjet transportues (kamion) i cili pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar”, kanë shtuar polici në raportin 24 orësh.
Policia e Kosovës ka përfunduar duke thënë se rasti është duke u hetuar.


