KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkupi përgatitet për takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së
Rajon

Shkupi përgatitet për takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së

Kosova News
Kosova News 20:39 -18/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Maqedonia e Veriut për përgatitet për takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së që do të mbahet në fund të muajit në Shkup. Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së ka dilema për të ardhmen e organizatës, për shkak të mundësisë së bllokimit të vendimeve.

Takimi për Shkupin zyrtar do të jetë historik; asnjëherë më parë nuk ka pasur një konferencë të këtij formati.

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministër i jashtëm i Maqedonisë së Verriut, Bujar Osmani e cilësoi si të jashtëzakonshëm takimin e pritshëm të Këshillit Ministror të organizatës më të madhe globale të sigurisë, OSBE. Sepse, në të kaluarën as nuk është debatuar se kush merr pjesë dhe kush jo. Kjo është kështu tani për shkak të sfidave, konflikteve dhe luftërave, sidomos në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.

“Në këtë Këshill Ministror nuk do të diskutohet shumë për politikë. Do të diskutohet për të ardhmen e organiztës. Do të vazhdojë apo nuk do të vazhdojë si e tillë. Duke pasur parasysh se është organizata më e madhe botërore e rajonale e sigurisë, kjo flet shumë se sa është rendësishme kjo temë. Prandaj, sensibilizimi i opinionit publik se kush do të jetë në këtë Këshill Ministror është pak sa më i madh”, thotë Osmani.

OSBE-ja vendimet i merr me konsensus dhe mjafton që një shtet të jetë kundër secilit propozim për të ardhmen e organizatës – atëherë nuk do të ketë vendime. Kjo gjë nuk përjashtohet të ndodh në takimin e nivelit të lartë në Shkup.

Zoti Osmani ende nuk mund të konfirmojë nëse Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të jetë i pranishëm në takim, me që aeroplani i tij nuk lejohet të ulet në Shkup për shkak të sanksioneve të BE-së dhe SHBA-ve ndaj Rusisë, të cilave iu është bashkuar Maqedonia e Veriut.

“Është herët për të konfirmuar se a do të jetë apo jo (Sergei Lavrov); besoj se javën e ardhshme do të jetë më e qartë, kurse sa i përket Sekretarit (amerikan të Shtetit, Anthony) Blinken, vlen ajo që kam thënë më përpara se nuk kam tregues se nuk do të vijë. Deri tani të gjitha indikacionet janë se ai do të jetë në Shkup. Dhe kjo për ne është shumë me rëndësi”, u shpreh zoti Osmani.

Ministri Osmani thotë se kjo ngjarje do të jetë kurorë e kryesimit me OSBE-në që ka pozicionuar vendin si një ndër lojtarët kyç në skenën ndërkombëtare.

Maqedonia e Veriut po përgatitet për këtë takim të madh ku pritet të jenë të pranishëm rreth një mijë përfaqësues të delegacioneve nga vendet anëtare të OSBE-së. 30 nëntori dhe 1 dhjetori janë shpallur ditë jo pune për shkak të regjimit në trafikun e kryeqytetit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së pjesëmarrësve në konferencë.

Posta e Maqedonisë së Veriut përuroi të shtunën një pullë të posaçme postare përkushtuar kryesimit të vendit me OSBE-në dhe takimit të pritshëm të Këshillit Ministror të organizatës:

“’Fjala është për njerëzit’ është motoja për çka synojmë të gjithë së bashku. Jetojmë në kohë të trazuara, kohë konfliktesh dhe krizash; dora e zgjatur, humanizmi dhe mbrojtja e njerëzve nuk njeh kufij. Të udhëhequr nga këto ambicje ne në Postë nëpërmjet kësaj pulle postare shtrijmë dorën e miqësisë dhe dhembshurisë për të gjitha ata që kanë nëvojë”, thot drejtorja e Postës së Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazi./VOA/

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 18/11/2023 18/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë
12:49 -16/07/2026
Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona
12:12 -16/07/2026
Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investojë 64 milionë franga për Kosovën
11:54 -16/07/2026
Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati
11:25 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?