KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkumbin Ahmetxhekaj zgjidhet drejtor i Përgjithshëm i RTK-së
Kulturë

Shkumbin Ahmetxhekaj zgjidhet drejtor i Përgjithshëm i RTK-së

Kosova News
Kosova News 18:49 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas një procesi të rregullt vlerësues, bazuar në Ligjin për RTK-në 04/L-046 dhe në Rregulloren për Procedurat e Përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm dhe menaxhmentit të lartë të RTK-së, Bordi në mbledhjen e mbajtur me datë 20.06.2022 ka zgjedhur z. Shkumbin Ahmetxhekaj drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) për një mandat trevjeçar.

Për herë të parë në RTK i gjithë procesi i vlerësimit dhe intervistimit ka qenë tërësisht transparent. Në çdo fazë të procesit kanë qenë të ftuar monitoruesit nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, por ka pasur edhe qytetar të interesuar që kanë marrë pjesë në monitorim.

Pyetjet për kandidatët janë bërë në prani dhe bashkë me monitoruesit rreth gjysmë ore para se të fillojnë intervistat. Edhe propozimet e monitoruesve janë marrë parasysh gjatë përpilimit të gjashtë pyetjeve.

Në procesin e intervistimit, janë paraqitur nëntë kandidatë. Ndërkaq, një kandidate nuk e ka vazhduar garën.

Procesi i intervistimit ka qenë i ndarë ne dy pjesë, ku në pjesën e parë kandidatët kanë prezantuar konceptin strategjik për zhvillimin e RTK-së, ndërsa në pjesën e dytë ata janë përgjigjur në gjashtë pyetjet e njëjta. Ky është rezultati i kandidatëve pas intervistimit:

Zgjedhja e drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së do t’i hapë rrugë një procesi të rëndësishëm reformash në transmetuesin publik të Kosovës për ta bërë atë konkurrent me mediumet në rajon dhe më gjerë.

Bordi i RTK-së rikujton se Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e auditimit të përformancës (2019-2021) dhe të pasqyrave financiare të RTK-së për  vitin 2021, ka gjetur një numër të konsiderueshëm shkeljesh për mënyrën se si është menaxhuar RTK-ja.

Prandaj, Bordi si organ udhëheqës dhe drejtues do t’i ofrojë bashkëpunim të plotë drejtorit të sapozgjedhur duke e inkurajuar dhe mbikëqyrur adresimin e plotë të rekomandimeve dhe gjetjeve të paraqitura në raportin e ZKA-së.   

Gjithashtu lexoni:

Britania, Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjidhje diplomatike ndërmjet Iranit dhe Izraelit

“Na sulmuan nga 20 drejtime, me armë për automjete të blinduara”, polici dëshmon për sulmin në Banjskë

Vdekje e dyshimtë në Skënderaj

Detaje të reja për krimin në Austri! Vrasësi i nëntë nxënësve e një mësuesi kishte bërë planin djallëzor, ç’thonë hetuesit?

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

TAGGED: BORDI, drejtori, kandidatet, rezultati, RTK
Kosova News 20/06/2022 20/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
clear sky
27° _ 25°
39%
6 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Iraku i kërkon Iranit të vazhdojë bisedimet me SHBA-në pas sulmit nga Izraeli
19:03 -13/06/2025
Britania, Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjidhje diplomatike ndërmjet Iranit dhe Izraelit
18:58 -13/06/2025
Trump paralajmëron Iranin për sulme të tjera më brutale nga Izraeli
18:27 -13/06/2025
Ngrihet aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe për sulme ndaj gazetarëve në Leposaviq në vitin 2023
18:19 -13/06/2025
PDK: ZrrE-ja është në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve – nisëm betejën ligjore për drejtësi
18:17 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?