Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës ka kaluar mbi 25,000.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se numri i viktimave nga tërmeti në shtetin e tij ka shkuar në 21,848.
AFP-ja ndërkohë ka raportuar se në Siri janë regjistruar 3,553 viktima.
Me këto të dhëna, numri total nga të dyja shtetet e prekura shkoi në 25,401.