Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Asdreni” në Pejë ka kremtuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një program të pasur kulturor, artistik e sportiv.
Në programin e pasur të përgatitur nga nxënësit, mësimdhënësit dhe të realizuar nga drejtoria e shkollës, nxënësit janë prezantuar pika të shumta artistike, këndimi, recitimi, vallëzimi, pikturimi dhe sportive.
Me praninë e tyre, programin festiv të kësaj shkolle e kanë bërë edhe më madhështor, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, fituesja e medaljes olimpike xhudistja Majlinda Kelmendi, trajneri i xhudos Driton Kuka, përfaqësuesja e FSK-së dhe mysafirë të shumtë.
Drejtoresha e shkollës, Agime Lajçi, ka falënderuar mysafirët për pjesëmarrje, kurse prindërit e nxënësve për përkrahjen dhe mundësinë e realizimit të programit.


