KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkencëtarët zbulojnë origjinën e virusit: Nuk erdhi nga laboratori
Shëndetësi

Shkencëtarët zbulojnë origjinën e virusit: Nuk erdhi nga laboratori

Kosova News
Kosova News 10:42 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në qershor, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi që shkencëtarët të vazhdojnë të hulumtojnë të gjitha origjinat e mundshme të pandemisë Covid-19, duke përfshirë rrjedhjen  laboratorike, sipas CNN.

Dy studime të publikuara rishtazi kanë qasje krejtësisht të ndryshme, por arrijnë në të njëjtin përfundim: Tregu i ushqimeve të gjësë së gjallë në ëuhan, Kinë, ka shumë të ngjarë të jetë epiqendra e koronavirusit.

Në njërin prej studimeve, shkencëtarët nga e gjithë bota përdorën harta dhe raporte të mediave sociale për të bërë një analizë më të thellë. Ata sugjerojnë se edhe pse “rrethanat mbeten të paqarta”, virusi ndoshta ishte i pranishëm në kafshët e gjalla të shitura në treg në fund të vitit 2019.

Kafshët mbaheshin afër njëra-tjetrës dhe mund të kenë shkëmbyer lehtësisht mikrobe. Megjithatë, studimi nuk përcakton se cilat kafshë mund të kenë qenë të infektuara. Studiuesit përcaktuan se rastet më të hershme të Covid-19 u regjistruan në treg midis shitësve që shisnin këto kafshë të gjalla ose njerëzve që bënin pazar atje. Ata besojnë se ka pasur dy viruse të ndara që qarkullonin te kafshët që u përhapën më pas te njerëzit.

“Të tetë rastet e COVID-19 që u zbuluan para 20 dhjetorit ishin nga ana perëndimore e tregut, ku shiteshin edhe specie gjitarësh”, sipas studimit.

Studiuesit studiuan rastet e para që nuk kishin lidhje me tregun, vuri në dukje ëorobey, dhe ata njerëz jetonin ose punonin në afërsi të tregut.

“Ky është një tregues që virusi filloi të përhapet te njerëzit që punonin në treg, dhe më pas filloi të përhapej në komunitetin lokal përreth pasi shitësit shkonin në dyqanet lokale, dhe infektuan njerëzit që punonin në ato dyqane,” tha Worobey.

Studimi tjetër duket se përcakton kur filloi virusi të përhapej nga kafshët te njerëzit. Versioni më i hershëm i koronavirusit, ndoshta është shfaqur në forma të ndryshme që shkencëtarët i quajnë A dhe B.

Studiuesit sugjerojnë se transmetimi i parë nga kafsha te njeriu ndoshta ka ndodhur rreth datës 18 nëntor 2019, nga lloji B. Ata gjetën llojin B vetëm te njerëzit që kishin një lidhje të drejtpërdrejtë me tregun në ëuhan.

Autorët besojnë se virusi kaloi te njerëzit nga një kafshë brenda javësh.

“Këto gjetje tregojnë se nuk ka gjasa që SARS-CoV-2 të qarkullonte gjerësisht te njerëzit para nëntorit 2019 dhe përcaktojnë dritaren e ngushtë midis kohës kur SARS-CoV-2 u përhap për herë të parë te njerëzit dhe kur u raportuan rastet e para të COVID-19. “, thuhet në studim.

“Ashtu si me koronaviruset e tjerë, përhapja  e SARS-CoV-2 ka të ngjarë të jetë nga kafshët.”

Andersen tha se studimet nuk e hedhin poshtë përfundimisht teorinë e rrjedhjes së laboratorit, por janë jashtëzakonisht bindëse, aq sa ai ndryshoi mendje për origjinën e virusit. Për të zvogëluar shanset e pandemive të ardhshme, studiuesit shpresojnë se mund të përcaktojnë saktësisht se cila kafshë mund të jetë infektuar fillimisht dhe si.

“Përbërësit e një virusi zoonotik me potencial pandemik janë ende të fshehura në natyrë,” tha ëertheim. Ai beson se bota duhet të bëjë një punë shumë më të mirë duke mbikëqyrur dhe monitoruar kafshët dhe kërcënimet e  tjera të mundshme për shëndetin e njeriut.

Andersen tha se megjithëse nuk mund të parandalojmë shpërthimet, bashkëpunimi midis shkencëtarëve të botës mund të jetë çelësi për ndryshimin midis një sëmundjeje me një ndikim të vogël dhe asaj që vret miliona.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
11:49 -08/07/2026
Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja
11:35 -08/07/2026
Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit
11:29 -08/07/2026
Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund
10:59 -08/07/2026
Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?