KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkëlqeu me tre gola në fitoren me rikthim të Gjilanit, Agansaphic shpallet ‘Ylli i Javës’
Sport

Shkëlqeu me tre gola në fitoren me rikthim të Gjilanit, Agansaphic shpallet ‘Ylli i Javës’

Kosova News
Kosova News 15:35 -05/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 32-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Almir Aganspahiq.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Skender Kapra, Rifat Nasufi dhe Agim Xhakolli.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 32-të t’i takojë Aganspahiqit, i cili shënoi ‘hat-trick’ në fitoren me përmbysje të SC Gjilanit në ndeshjen kundër FC Feronikeli 74, me rezultat 3:2.

Pasi mori këtë çmim, Aganspahiq u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës: “Së pari dua të falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e tyre që të arrij këtë çmim. Ishte një ndeshje shumë emocionuese”.

“Gjatë gjithë lojës ishim në disavantazh, por në pjesën e dytë u treguam më ofanzivë, më agresivë dhe arritëm të shënojmë tre gola. Jam shumë i lumtur për këtë, veçanërisht për dy golat e parë si dhe për golin vendimtar në sekondat e fundit të ndeshjes. Ende jemi në luftë, ende po luftojmë për objektivat tona. Po luftojmë për vendin që na çon në Evropë dhe do të japim maksimumin për ta arritur atë”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Gjithashtu lexoni:

Real Madridi planifikon të bëjë një transferim prej 100 milionë eurosh

Një short i hedhur mund ta vendos vendin e fundit të Serie A që do të luajë në Ligën e Kampionëve

Manchester United pritet të nënshkruajë me Matheus Cunhan

Milani refuzon ofertën e Cityit për Reijndersin

Mësohet data e ceremonisë së Topit të Artë

Kosova News 05/05/2025 05/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Nisin punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare
08:44 -20/05/2025
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
08:26 -20/05/2025
“Të fala nënës babë”, Murati me postim prekës pas përfundimit të të pames për babanë e tij
22:56 -19/05/2025
Zelensky propozon takim mes Ukrainës, Rusisë, SHBA-së, BE-së e Britanisë
22:33 -19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për marrje të ryshfetit, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes
22:02 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?