Naser Sahiri është shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës.
Sipas informacioneve jozyrtare, vendimi për shkarkimin e tij është marrë.
Sahiti ka thënë një ditë më parë se në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UP-së pritet shkarkimi i tij.
Sahiti ka thënë se ky Këshill lë shumë për të dëshiruar.
Inicimin e shkarkimit të Sahitit nga Këshilli Drejtues i UP-së e kanë kundërshtuar ashpër 19 organizata të shoqërisë civile.