Të enjten pasdite është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri.
Sipas RTV Dukagjini shkarkimi i tij vjen vetëm një ditë pasi në emisionin Debat Plus të këtij televizioni u shpalosën dyshime për kompani energjetike me veprimtari të “dyshimtë”, që kanë bërë shitblerje të rrymës me KEK-un dhe KOSTT-in.
Zeqiri u shkarkua në mbledhjen e sotme të bordit të drejtorëve, me anëtarë Gëzim Tosuni, Rejhane Zylfijaj, Lumnije Aliu, Sead Mujovi.
Siç mëson Dukagjini, ish-anëtarët e bordit të këtij institucioni tashmë kanë dërguar dosje në prokurori për dyshime për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga i njëjti.
Dukagjini ka provuar të konfirmojë zyrtarisht lajmin, por deri në këto momente nuk kanë kanë kthyer përgjigje as nga Ministria e Ekonomisë as vetë Evetar Zeqiri.
Kujtojmë se në tetor të vitit 2022, bordi i drejtorëve të KOSTT-it e kishte emëruar Zeqirin në këtë post./Dukagjini/