KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkarkimi i Ilirik Musliut nxjerr në pah çështje tjera, nënkryetarja e PDK-së thotë se e kishte refuzuar Ramën për një proces të dëmshëm
Lajme

Shkarkimi i Ilirik Musliut nxjerr në pah çështje tjera, nënkryetarja e PDK-së thotë se e kishte refuzuar Ramën për një proces të dëmshëm

Kosova News
Kosova News 12:40 -03/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Koalicioni LDK-PDK në kryeqytet siç duket nuk është në situatën më të mirë. Të premten, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama shkarkoi nga detyra Ilirik Musliu nga pozita e drejtorit të Shërbimeve Publike, pasi sipas Ramës, kryeqyteti po vazhdon të këtë probleme me menaxhimin e mbeturinave.

E, për këtë reagoi nënkryetarja e Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahtçiu, e cila edhe akuzoi Ramën lidhur me një urdhër që ai kishte dhënë për digjitalizim në arsim.

“Përparim Rama në dhjetor dha urdhër për fillimin e procedurave të prokurimit për digjitalizim në arsim pa njohurinë time pasi unë, në cilësinë e U.D. Drejtore e Arsimit, nuk pata pranuar të nënshkruaj deklaratë disponueshmërie për një proces të dëmshëm, pa leje nga ASHI, kundër rekomandimeve të auditorit, me specifika e planifikim buxheti skandaloz. Njejtë, Përparim Rama, si Zyrtar Kryesor Administrativ, ka mundur të jep urdhër për çfarëdo procesi që paska mundur të rregullojë menaxhimin e mbeturinave, pa njohurinë dhe përfshirjen e Ilirikut. Pse nuk e ka bërë, e din ai vetë”, thuhej në reagimin e Sahatçiut.

Ndryshe, të premten, Rama njoftoi se ka liruar nga detyra Ilirik Musliu, derisa tha se ka një vit që kërkon zgjidhje për çështjen e mbeturinave.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes aktuale alarmante në Kryeqytet lidhur me menaxhimin e mbeturinave. Si Kryetar i Kryeqytetit, tash e një vit kam kërkuar në vazhdimësi nga drejtoria përkatëse zgjidhje të kësaj situate alarmante dhe të papranueshme. Por, përkundër të gjitha këtyre kërkesave, gjendja jo që nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar”, kishte thënë Rama.

Rama shkarkon nga detyra drejtorin e shërbimeve publike nga radhët e PDK-së

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme

Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Zyra e BE-së për takimin e Costas me Kurtin: U theksua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Peci: Pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?

Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”

Kosova News 03/02/2024 03/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme
21:03 -14/05/2025
Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
20:42 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?