KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkallët e kullës Eiffel, në ankand/ Paris, 450 mijë euro për një pjesë të shkallës së dikurshme të monumentit
Botë

Shkallët e kullës Eiffel, në ankand/ Paris, 450 mijë euro për një pjesë të shkallës së dikurshme të monumentit

Kosova News
Kosova News 20:48 -21/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një pjesë e shkallëve origjinale të Kullës Eiffel në Paris është shitur në ankand për vlerën e 450 mije e 160 urosh sipas asaj që ka zbuluar Shtëpia Franceze e Ankandeve Artcurial.

Segmenti i shkallës, me lartësi 2.75 metra, vjen nga shkalla spirale origjinale e monumentit të njohur si “Zonja e Hekurt”, e ndërtuar në vitin 1889 dhe që dikur lidhte katin e dytë me katin e tretë të kullës së famshme pariziene.

Pjesa ishte ruajtur për më shumë se 40 vite në një koleksion privat dhe vlera e saj ishte parashikuar fillimisht mes 120 mijë dhe 150 mijë eurove, por çmimi final i shitjes rezultoi shumë më i lartë.

Nuk është hera e parë që pjesë të shkallëve të Kulla Eiffel dalin në ankand. Në vitin 2016, një tjetër segment i nxjerrë në shitje nga i njëjti organizator u shit për 523.800 euro. Rekordi absolut është regjistruar në vitin 2008 nga Sotheby’s, ku një blerës amerikan pagoi 552.750 euro për një pjesë të ngjashme të shkallëve historike.

Shkalla origjinale e kullës u çmontua në vitin 1983, pasi instalimi i një ashensori mes dy kateve të fundit të monumentit kërkoi heqjen dhe prerjen e saj në 24 segmente të ndryshme. Sipas Artcurial, vetëm pak prej këtyre pjesëve kanë mbetur në Francë dhe vazhdojnë të jenë në pronësi të blerësve fillestarë të asaj kohe.

Me lartësi 324 metra, Kulla Eiffel konsiderohet një nga simbolet më të njohura të Francës dhe tërheq miliona vizitorë çdo vit. Monumenti u projektua dhe u ndërtua nga inxhinieri francez Gustave Eiffel për Ekspozitën Botërore të vitit 1889 në Paris.

Gjithashtu lexoni:

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Prokuroria kërkon gjykimin e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk

Gjermania: Barazia gjinore, kyçe për të ardhmen e rajonit

Kosova News 21/05/2026 21/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave
08:49 -08/07/2026
Elezi: Sot KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të 7 qershorit
08:47 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?