Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë dhe për pasojë një person është lënduar.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në aksident është përfshirë një veturë, teksa shtoi se policia ka nisur hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
“Sot rreth orës 12:40, në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti.


