KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shëtitjet e europdeputetit francez nëpër Kosovë, “UÇK terroriste, Kosova djep i Serbisë”
Politikë

Shëtitjet e europdeputetit francez nëpër Kosovë, “UÇK terroriste, Kosova djep i Serbisë”

Kosova News
Kosova News 14:17 -31/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti francez në Parlamentin Evropian, Nicolas Bay, përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter ka goditur Kosovën derisa ka shëtitur nëpër qytetet e saj. Bay ka qëndruar në Ballkan për tre ditë, konkretisht në Serbi dhe në Kosovë, ku edhe ka vizituar disa monumente kulturore e historike në vend, prej të cilave ka nisur propagandën e fuqishme kundër Kosovës.

Me mbi 21 postime për tre ditë ai e ka quajtur Kosovën “djep të Serbisë”, e objektet kulturore, fetare e historike si pjesë të këtij shteti por të okupuara nga shqiptarët. Në cicërimën e tij të fundit ai me disa fotografi të publikuara nga manastiri në Graçanicë, thotë se pavarësisht “pushtimit të shqiptarëve”, ky vend mbetet i shenjtë dhe u mundëson serbëve të rrënjosin veten në identitetin e tyre.

“Manastiri i Graçanicës është një nga më të rëndësishmit për ortodoksët. Pavarësisht pushtimit shqiptar, ky vend i shenjtë u mundëson serbëve të rrënjosin veten në besimin dhe identitetin e tyre. Një xhevahir i qytetërimit tonë”, shkruan ai në fotografitë e publikuara në llogarinë e tij zyrtare nga manastiri i Graçanicës.

“Kosova është zemra e kombit serb. Është djepi historik i Serbisë”, kështu e nisë shkrimin e tij tjetër në Twitter, përsëri nga manastiri ku me një video ju drejtohet mbi 103 mijë ndjekësve të tij në Twitter.

Vizitën e tij tre ditore në Ballkan deputeti e nisi në Beograd, me 27 tetor.

“Arrita mëngjesin e sotëm në Beograd për një udhëtim 3-ditor në Ballkan. Mundësia për të takuar popullsinë, autoritetet politike dhe fetare, në këtë tokë të mavijosur evropiane ku rrezikohet edhe e ardhmja e qytetërimit tonë evropian dhe të krishterë”, shkruan ai në twitter nga kryeqyteti i Serbisë.

E nga kjo ditë deputeti francez e fillon propagandën e tij në tëitter kundër Kosovës, duke e quajtur Serbinë mbrojtëse të identitet të saj për luftën në Kosovë dhe bombardimet e NATO-s të vitit 1999 në Beograd.

“Midis 24 marsit dhe 8 qershorit 1999, avionët e NATO-s bombarduan Beogradin. Çfarë gabimi kishte Serbia? Duke dashur të ruajë identitetin dhe pavarësinë e saj kombëtare”, shkruan ai në fotografitë e publikuara nga Beogradi.

Vizitën e tij në Kosovë ai e nisi në veri të Mitrovicës. Bay me fotografi të publikuara me ushtarë serbë nga ura në Mitrovicë e quan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, terroriste dhe ushtarët serbë heronj që luftuan të parandalojnë pushtimin e kësaj ure.

“Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta “mbajtur” këtë urë të Mitrovicës dhe për të parandaluar pushtimin e terroristëve shqiptarë të UÇK-së në veri të Kosovës. Ata janë heronj të popullit serb”, shkruan deputeti në një twitt tjetër.

Postimet e tij skandaloze nga Kosova, duke e goditur rëndë identitetin dhe historinë e shtetit nuk kanë të ndalur. Të tilla shkrime ai ka publikuar edhe nga Prizreni, Grcanica, Mitrovica e qytete të tjera.

Prizrenin ai quan ish qytet të mbretërve të Serbisë tani “të okupuar nga shqiptarët”, e që sipas tij kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Madje nga ky qytetet i vjetër i Kosovës ai akuzon perëndimin se kanë kthyer kokën dhe nuk kanë parë se çfarë ka ndodhur këtu.

“Prizreni, një qytet evropian dhe ish-qyteti i mbretërve të Serbisë, tani është i pushtuar nga shqiptarët myslimanë. Në këtë tokë të Evropës, kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Ndërkohë, qeveritë perëndimore kanë parë nga ana tjetër”, shkroi Bay.

E nga qyteti i Prizrenit ai ka ndarë me ndjekësit e tij edhe një fotografi të fëmijëve, valltarë të veshur në rrobat kombëtare dhe me flamuj të Shqipërisë. Deputeti frances në PE, e quan qeverinë e Kosovës një rrjedhje të mafias dhe shtetit të islamizuar që përdor fëmijët për të valëvitur flamujt në rrugët e Prizrenit.

Këto janë vetëm disa nga publikimet e tij skandalozë në faqen e tij zyrtare. Nuk dihet ende nëse institucionet në vend e qeveria janë të njoftuar për këtë lloj propagandë të tmerrshme që po i bëhet Kosovës nga deputeti francez në PE.

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 31/10/2022 31/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?