Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se sheshi i Prishtinës po zgjerohet, vazhdohet deri te Katedralja.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka falenderuar Bankën Botërore dhe një studio të arkitekturës, duke shtuar se sheshi i Prishtinës do të vazhdohet deri të Katedralja.
Postimi i plotë:
A jeni për?
Falenderoj Bankën Botërore dhe studion e arkitekturës SuperWien për zgjidhjet urbane që na kanë ofruar! Tani neve na mbetet të vazhdojmë me implementim të këtij projekti!
Sheshi i Prishtinës vazhdohet deri tek Katedralja!


