Një person është arrestuar në fshatin Leskoc të Klinës, i dyshuar për tentim-vrasje.
Sipas njoftimit për media, i dyshuari është gjetur në vendin e ngjarjes pasi kishte shkuar te shtëpia e viktimës dhe e kishte kërcënuar se di ta vrasë. I njëjti ka deklaruar se viktima ia kishte borxh 1.000 euro pas blerjes së një automjeti.
Viktima kishte deklaruar se nuk ka para për t’ia paguar borxhin.
Nё vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK47, 13 gëzhoja kalibri 7.62mm dhe pesë fishekë 6.35mm.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprën penale “Tentim Vrasje”
Pejë, 31 janar 2023
Më datë 30 janar 2023 rreth orës 18:25, Policia është informuar se nё fshatin Leskoc- Klinё, ka ndodhur njё incident me armё zjarri.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se i dyshuari i kishte shkuar tek shtëpia e viktimës dhe ia kishte kërkuar një borq prej njёmijё (1000) euro, tё cilat ia kishte djali i viktimës pas blerjёs se një automjeti nga i dyshuari, viktima ka deklaruar se nuk ka para pёr tja paguar borqin.
Pas këtij deklarimi, i dyshuari e kishte kanos viktimën me fjalët: Nga 1 shkurti mbyllu ne shtëpi se do te vras ty ose djalin, nё atë moment i dyshuari e ka gjuajtur me armё nё drejtim tё viktimёs nga largësia prej 40-50 metra.
Nё vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar:
• Njё (1) Arma automatike AK47
• Trembёdhjetё (13) gёzhoja kal.7.62mm
• Pesё (5) fishek 6.35mm.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.


