KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sherri në parlamentin serb, deputeti shqiptar: Vuçiq më demokrat se opozita, por ka frikë të thotë të vërtetën
Politikë

Sherri në parlamentin serb, deputeti shqiptar: Vuçiq më demokrat se opozita, por ka frikë të thotë të vërtetën

Kosova News
Kosova News 10:36 -03/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sherri që përshkallëzoi në përleshje fizike mes deputetëve në parlamentin e Serbisë një ditë më parë, kur diskutohej për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës, për deputetin shqiptar atje Shaip Kamberi tregon retorikën serbe të viteve ’90, që nuk do të njohë realitetin e Kosovës, në një lidhje me studion e Ditarit në A2 CNN, Kamberi tha se opozita serbe si ajo e djathtë dhe ajo proevropiane kishin të njëjta tone për Kosovën, duke krijuar idenë se presidenti Vuçiç është më demokrat se ata.

“Isha dëshmitar i një seance me përleshje fizike por brengosëse është se në Serbi kemi retorikë të viteve 90. nuk ka sens për realitetin në Kosovë, nuk ka sens për domosdoshmërinë e pajtimin historik me Kosovën dhe për ta njohur realitetin atje. Opozita si ajo e djathtë dhe ajo proevropiane, ishte me tone të njëjta dhe të krijohet ideja se Vuçiç është më demokrat se ata. Seanca e djeshme ka kthyer Serbinë në kohën e Millosheviçit dhe andrallat e tyre se Kosova është pjesë e Serbisë. Asgjë të re, gjithçka në të kaluarën dhe retorikës së viteve ‘90”.

Për deputetin Kamberi, Vuçiç ka frikë nga opozita dhe nuk ka guximin të flasë dhe t’u tregojë serbëve të vërtetën për Kosovën dhe krimet atje, apo që e vetmja mundësi e Serbisë janë të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Vuciç ka qenë konfuz edhe vetë, ka thënë qartë se presioni ndërkombëtar është i madh por nuk ka thënë që e vetmja mundësi e betejës së serbëve për Kosovën janë të drejtat e serbëve në Kosovë. Kthimi i Kosovës dhe ruajtja në legjislacionin serb dhe e vërteta rreth Kosovës dhe krimet e kryera atje që duhet t’i thuhet serbëve. Askush nuk merr përgjegjësinë t’i thotë atje. Mendojnë që Kosova është pjesë e Serbisë dhe se nga ata do të varet e ardhmja e Kosovës. Vuçiç nuk e ka guximin të flasë, filloi me ton të butë, por kur opozita e kundërshtoi ai filloi me tone radikale, e më të ashpra duke përsëritur se asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën nuk do të lejojë që të jetë pjesë e OKB dhe kjo e mban dialogun të pakuptueshëm. Vuciç fillon me disa të vërteta, por pastaj i shmanget nga frika e opozitës. Në cilësinë e presidentit duhet të marrë përgjegjësinë, t’u thotë të vërtetën për Kosovën. Ai i shmanget, ai e fajëson perëndimin se është i njëanshëm. Vuçiç nuk merr përgjegjësinë e një burrështetasi”.

Deklaratat për një dorëheqje të mundshme të Vuçiç, Kamberi i quan lojë politike brenda partisë së tij, që kanë vendosur të heshtin pavarësisht pëlqimit të planit franko-gjermam.

“Është një taktikë brenda partisë së tij dhe partnerët e koalicionit. Nuk është hera e parë që ofron dorëheqjen dhe kjo është një lojë politike për lojërat e brendshme. Duket sikur është i kënaqur me planin franko-gjerman por për momentin janë vendosur të heshtin”.

Kamberi e cilëson të drejtë qëndrimin e Kurtit lidhur me 6 kushtet për asociacionin e komunave serbe në Kosovë dhe thekson se Serbia po luan rolin që Kosova të jetë fajtore në rast dështimi të dialogut.

“Kosovës t’i jepen garanci të forta që të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Kurti e ka me të drejtë qëndrimin. Në Kosovë ka tone të ndryshme. Ka njerëz që thonë se duhet të respektohet marrëveshja e 2013. Në Serbi nuk ka tone të tilla. Serbia refuzon që pakicave brenda territorit të vet t’i njohë të njëjta të drejta sikurse Kosova. Ato që Serbia kërkon për serbët në Kosovë t’ua ofrojë pakicave të saj të njëjta të drejta. Serbia po luan rolin që Kosova të jetë fajtore për dështimin e dialogut. Vuçiç e tha dhe vetë që ka një presion ndërkombëtar dhe nëse ky presion do të jetë konstant, ky proces do të shkojë drejt një marrëveshje që eliminon konfliktet në rajon. Por kjo duhet të jetë një fazë që Kosovës t’i eliminohen pengesat për liberalizimin e vizave për rrugëtimin në BE dhe 5 vendet mosnjohëse të ndryshojnë qëndrimin dhe Kosova ta ketë të qartë se do të anëtarësohet në KS të OKB dhe në NATO, por kulmi është kur Kosova të organizohet në OKB”.

Gjithashtu lexoni:

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kosova News 03/02/2023 03/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?