Shërbimi Korrektues i Kosovës sot mban ceremoninë solemne të shënimit të 26-vjetorit të themelimit.
Në këtë ceremoni do të mbajnë fjalë rasti: Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, UD. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano dhe Ambasadori i OSBE-së, Gerard McGruk
Gjithashtu, gjatë aktivitetit do të bëhet prezantimi i dokumentarit dedikuar Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili pasqyron rrugëtimin, sfidat dhe arritjet e këtij institucioni ndër vite.


