KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, Rama dhe opozita përplasen në distancë
Lajme

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, Rama dhe opozita përplasen në distancë

Kosova News
Kosova News 21:26 -08/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Janë përplasur në distancë kryetari i Prishtinës me opozitën e cila e ka kritikuar Ramën për kontratën për Shërbimin e Arkitektit të Qytetit. Rama u ka kujtuar atyre se vetëm masterplani për kompleksin memorial “Adem Jashari”, ka kushtuar rreth 8 milionë, duke tërhequr një paralele se Shërbimi i Arkitetit të Qytetit i ka projektuar rreth 35 projekte në vlerë prej rreth 4 milionë euro.

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit ishte shkak i një përplasjeje në distancë mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe Vetëvendosjes në Prishtinë.

I pari i kryeqytetit, duke  u shprehur i lumtur për përzgjedhjen e Masterplanit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari“, tha se vlera prej rreth 8 milionë eurosh  është reale për një detyrë të nivelit të tillë profesional, duke thënë se nëse ka një projekt ku nuk duhet kursyer para, është ky kompleks.

Duke e lidhur me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit, Rama adresoi kritika ndaj Vetëvendosjes në Prishtinë, për të cilët thotë se ankohen pa ndalur se shuma prej 12 milionë eurosh për Arkitektin e Kryeqytetit për dhjetëra projekte është shumë e lartë.

“Vetëm deri tani, Arkitekti i Kryeqytetit ka përfunduar ose është në finalizim të rreth 35 projekteve, shumë prej tyre projekte të kompleksitetit të lartë arkitektonik, dhe për këtë është paguar rreth katër milion Euro. Një prej këtyre projekteve në finalizim është edhe Sheshi Adem Jashari në Kryeqytet”, ka theksuar Rama.

Më pas, nuk ka munguar as reagimi i Vetëvendosjes në Prishtinë, duke e quajtur skandaloz postimin e Kryetarit të kryeqytetit.

“Master Plani i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” nuk është një projekt i vetëm, por përmban 21 projekte të veçanta, nga ato në fushën e projektimit të arkitekturës dhe inxhinierisë, të konservimit, planifikimit hapësinor, kurimit e muzealizimit, e shumë të tjera”, thekson Vetëvendosja.

Në reagimin e Vetëvendosje thuhet se “Arkitekti i Kryeqytetit” si projekt është kontratë e kurdisur për miqtë dhe bashkëpunëtorët e Përparim Ramës, është prodhues serik i fotografive të bukura për rrjete sociale dhe është zhvatës i vazhdueshëm i buxhetit të qytetarëve të Prishtinës, pa asnjë konkretizim e realizim praktik në qytet”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes në Prishtinë.

Lidhur me shërbimin e arkitektit të kryeqytetit, Vetëvendosje pati kërkuar Masë të Përkohshme të sigurisë. Derisa nga PDK në Prishtinë, në një deklarim ditë më parë për RTK, patën thënë se ky projekt po del të jetë i qëllimshëm për realizimin e disa objektivave të kryetarit të Komunës në aspektin e planifikimit.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Kosova News 08/08/2024 08/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?