Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill të vitin 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.
Më 22 prill, në mbarë botën, persona që duan mjedisin organizuan një varg aktivitetesh për të mirën e tij dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, etj.
Me rastin e kësaj dite “Let Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, këtë ditë e shënon me aktivitete të shumta për pastrimin e mjedisit dhe mbjelljen e drunjtëve.
Kjo organizatë ka planifikuar aktivitete vullnetare për pastrimin e mjedisit në dy qytete të Kosovës, Ferizaj dhe Prishtinë, të hënën me 24 Prill 2023, dhe një aktivitet mbjellje drunjtëve në Suharekë të mërkurën me 26 Prill 2023.
“Let Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, u bën thirrje të gjithëve që të marrin pjesënë këto aktivitete dhe të kontribuojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit në Kosovë.


