KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shënohet Dita Botërore e Hepatitit
Lajme

Shënohet Dita Botërore e Hepatitit

Kosova News
Kosova News 08:49 -28/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Data 28 korrik është zgjedhur si Dita Botërore e Hepatitit, në nder të ditëlindjes së profesor Baruch Blumberg Samuel, zbuluesit të virusit të hepatitit B dhe vaksinës së parë të hepatitit B.

Kjo ditë shënohet çdo vit më 28 korrik për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar veprimet globale për hepatitin viral.

Hepatiti është një inflamacion i mëlçisë. Ekzistojnë pesë lloje kryesore të virusit të hepatitit – A, B, C, D dhe E. Hepatiti B dhe C çojnë në sëmundje kronike në qindra miliona njerëz në mbarë botën, dhe së bashku janë shkaku më i zakonshëm i cirrozës së mëlçisë, kancerit të mëlçisë dhe vdekjet e lidhura me hepatitin viral.

Sipas të dhënave më të reja sot 350 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me hepatit kronik B ose C. Ndërsa ka ndërhyrje të bazuara në fakte, efektive dhe të sigurta për të diagnostikuar, trajtuar dhe parandaluar hepatitin kronik B dhe C, shumica njerëzit mbeten të pa diagnostikuar dhe të pa trajtuar.

Hepatiti B dhe C janë shkaktarë të 1.3 milionë vdekjeve çdo vit, afërsisht sa vdekjet nga tuberkulozi dhe më shumë se HIV/AIDS.

Rreth 90% e njerëzve me hepatit B dhe 80% me hepatit C nuk janë të diagnostikuar. Vetëm 13% e njerëzve me hepatit C kronik janë trajtuar.

Në Kosovë mungojnë të dhënat e detajuara gjithëpërfshirëse, por:
Vlerësohet se 2–3% e popullsisë është bartëse e hepatitit B.
Pesë veprime për të mbrojtur veten nga hepatiti:
-Përdorni gjithmonë injeksione sterile
-Përdorni brisqet dhe tehet tuaja
-Praktikoni seksin e sigurt
-Përdorni pajisje të sigurta për tatuazhe dhe shpim
-Vaksinoni foshnjat kundër hepatitit B

Gjithashtu lexoni:

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Kosova News 28/07/2025 28/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?