KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shënohet 40-vjetori i LPK-së: Lëvizja dha kontribut në çlirimin e trojeve shqiptare
Politikë

Shënohet 40-vjetori i LPK-së: Lëvizja dha kontribut në çlirimin e trojeve shqiptare

Kosova News
Kosova News 13:54 -16/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Popullore e Kosovës në rrethana të rënda të pushimit, ka lëvizur përpara drejt qëllimit të saj kryesor, çlirimit kombëtar të trojeve shqiptare. Kështu u tha sot në akademinë e mbajtur në Ferizaj për shënimin e 40-vjetorit të bashkimit politik të organizatave patriotike shqiptare dhe të krijimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK).

Veprimtarë dhe aktivistë kujtuan sot unifikimin e organizatave ilegale në Lëvizjen Popullore të Kosovës, që ishte bërë në gushtin e vitit 1982.

Valton Dërguti tha se historia e popullit shqiptar ka treguar që në momentet e caktuara, partitë politike kanë treguar gjithherë pjekurinë e tyre duke u bashkuar për të luftuar ndaj armiqve shekullorë.

“Një bashkim i tillë, po ashtu ishte edhe 40 vjet më parë kur shoqatat patriotike të shqiptarëve të Kosovës arritën të bashkohen për një ideal, për lirinë e vendit. Qoftë I përjetshëm gjaku I gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe përkujtim i përhershëm edhe për gjithë veprimtarët që dhanë kontribut për lirinë dhe çlirimin e vendit”, theksoi Dërguti.

Ndërsa veprimtari Mustafë Xhemajli në këtë akademi ka folur për zhvillimin përkitazi me Lëvizjen Popullore të Kosovës për Ferizajn me rrethinë nga viti 1945 deri 1999.

Xhemajli tha se Lëvizja në rrethana të rënda të pushimit, megjithatë ka lëvizur përpara drejt çlirimit kombëtar të trojeve shqiptare.

“Ferizaj është përfshirë në çdo periudhë të kësaj Lëvizjeje, e cila në rrethana të rënda të pushimit, megjithatë ka lëvizur përpara drejt qëllimit të saj kryesor, çlirimit kombëtar të trojeve shqiptare. Menjëherë pas shkeljes së Rezolutës së Bujanit ku ishte vendosur bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe pas ripushtimit të Kosovës nga ushtria partizane, u riaktivizuan dhe u riorganizuan organizata të fuqishme me programin për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë”, theksoi Xhemajli.

Veprimtari i çështjes kombëtare Berat Luzha ka folur për rolin dhe rëndësinë dhe kontributin e nënave si faktori i pazëvendësueshëm në përpjekjet e gjata dhe të mundimshme për liri.

“Kontributi I nënave është i pafund, por gjithmonë e i përcjellë me sakrifica e rreziqe jo vetëm për familjen… Nënat shqiptare janë krenaria dhe dhembja jonë e madhe, të vuajtura pafundësisht, por gjithmonë të pathyeshme. Pos që na dhanë djem e vajza, dalzotës të atdheut, ato ndihmuan dhe kontribuuan aq shumë edhe në lëvizjen kombëtare në luftën për liri”, tha ai.

Nismëtar për themelimin e kësaj Lëvizjeje, ishin patriotët: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka e Ibrahim Kelmendi.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve

Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit

Kurti flet pas takimit me Hamzën

Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake

Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun

Kosova News 16/08/2022 16/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?