Sot shënohet 28-vjetori i betejës së Gllogjanit, e njohur ndryshe si Epopeja e Dukagjinit që u zhvillua më 24 mars 1998, ku luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i bëni ballë rrethimit të forcave pushtuese serbe në Gllogjan.
Me këtë betejë fillon lufta frontale ndërmjet forcave të UÇK-së dhe atyre serbe në Zonën Operative të Dukagjinit.
Para agimit të 24 marsit të vitit 1998, fshati Gllogjan i komunës së Deçanit ku jetojnë familja Haradinaj sulmohet nga forcat policore serbe, raporton RTKlive.
Me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, në ora 11:00, bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, kurse në ora 12:00 do të mbahet manifestimi qendror. Manferstimet për këtë datë të rëndësishme kanë filluar që të shtunën, më 21 mars


